ShëndetUshqime

Zemër e shëndetshme me ushqime shumëngjyrëshe

Shëndeti i zemrës kërkon shmangien e ushqimeve të shpejta dhe të përpunuara, por jo vetëm ato. Duke zgjedhur atë që hani, ju mund të ulni kolesterolin, presionin e gjakut dhe të shmangni llojet e ndryshme të inflamacionit.

Këto 10 ushqime janë shumë të mira për shëndetin e zemrës:

1. Tërshëra dhe elbi

Këto drithëra përmbajnë fibra të veçanta – beta-glucan, të cilat në dietë kanë shumë përfitime për shëndetin e njeriut. Beta-glucan, sipas studimit, ka një efekt të dobishëm mbi imunitetin dhe është një mbrojtje e dobishme për pacientët që i nënshtrohen rrezatimit dhe kimioterapisë.

Një nga rolet më të rëndësishme të tij është ulja e kolesterolit, e cila është me rëndësi të veçantë për shëndetin e zemrës, transmeton KosovaPress.

2. Vaji i peshkut

Eshtë i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Peshqit e pasur me acide yndyrore omega-3 janë: salmoni, toni dhe gaforret.

Artikull me interes :   Përfitimet e shumta shëndetësore nga ngrënia e mjedrave

3. Perimet me gjethe të gjelbra

Sallata e gjelbër, spinaqi janë të pasura me vitamina A, C, E dhe K, dhe përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në lirimin e toksinave nga trupi. Për shkak të sasisë së lartë të kalciumit, magnezit dhe kaliumit, kjo perime është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës.

4. Frutat e thata dhe farat

Farat dhe frutat e thata, si arrat, kanë shumë kalium, magnez dhe minerale të tjera të njohura për të reduktuar aleatët e presionit të gjakut. Arrat, bajamet, farat e lirit dhe lajthitë janë një zgjedhje shumë e mirë. Arra ka përqindje të lartë të acideve yndyrore omega-3.

5. Rrepa

Rrepa përmban shumë monokside të azotit, duke ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut dhe uljen e presionit të gjakut. Një studim i kryer në Australi tregoi se te meshkujt dhe femrat që u testuan, brenda gjashtë orësh pati rënie të ndjeshme të presionit të gjakut  pas marrjes së 500 gramë të lëngut të panxharit.

Artikull me interes :   Kafeina ka efekt mbrojtës ndaj melanomës

6. Avokado

Hulumtimi i botuar në Journal of the American Heart Association tregoi se zëvendësimi i yndyrës së ngopur me një avokado në ditë, mund të çojë në ulje të presionit të gjakut deri në 13.5 miligram për decilitër.

7. Vaji i ullirit

Acidet yndyrore të ngopura janë përbërësi kryesor i dietës mesdhetare. Ajo përmirëson shëndetin e zemrës dhe të trurit, zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit dhe rrit jetëgjatësinë.

8. Bishtajoret

Asnjë listë e ushqimeve të mira për zemrën nuk do të ishte e plotë pa bishtajoret: të gjitha llojet e fasuleve, thjerrëzat, leblebia, bizelet e zeza dhe të kuqe.

9. Produktet e qumështit janë me yndyrë të ulët

Edhe pse mund të duket pak e çuditshme që produktet e qumështit janë në një listë të ushqimeve të shëndetshme të zemrës me cilësi të lartë, shkencëtarët thonë se djathi dhe kosi mund të ndihmojnë në reduktimin e presionit të gjakut.

Artikull me interes :   Pica me 254 lloje djathi futet në Librin e Rekordeve Guinness

10. Dietë e ekuilibruar me përmbajtje të ulët natriumi

Ekspertët në përgjithësi argumentojnë se duhet të fokusohen në ushqime të shëndetshme të të gjitha llojeve dhe ngjyrave.