Ushqime

Xhinxher dhe turmerik, kombinimi që mbron trurin dhe zemrën

Prej disa kohësh qarkullon ky kombinim dhe u bëra kurioze të shoh sa sinergjike janë kur bëhen me njëri-tjetrin. Në fakt, janë bërë dy ‘komandantë’ bashkë. Dy super-ushqime, me vlera të fuqishme, të tipit ‘kë të marr e kë të lë’.

Xhinxheri dhe turmeriku njihen ndryshe si dy nga erëzat më të fuqishme në botë.
Por, kur ato kombinohen bashkë, atëherë themi me plot gojën se kemi siguruar një superushqim që mban larg qindra sëmundje.

Xhinxheri, i zbuluar për vetitë e tij kuruese rreth 2500 vite më parë ka rreth 115 komponentë aktivë në përbërje. Gingerols dhe Shogaols jane dy prej më kryesorëve. Xhinxheri parandalon shumë lloje të kancerit, e sidomos ato të traktit gastrointestinal.

Artikull me interes :   Mëngjeset e shpejta, ide të shëndetshme

Vetitë e tij antiinflamatore ju sigurojnë një stomak të shëndetshëm, zbrazje më të lehtë të zorrëve, pasi xhixheri nxit lëvizshmërinë e tyre në mënyrë natyrale. Preferohet sidomos tek njerëzit që vuajnë nga kapsllëku apo fryrja e barkut.
Ka veti antibakteriale dhe antioksiduese, ndaj preferohet të përdoret nga personat që kanë probleme me aknet, ekzeme deri edhe tek rrudhat.

Xhinxheri dhe turmeriku të kombinuar së bashku ulin sheqerin në gjak. Ato i mbajnë nivelet e glukozës dhe të insulinës të balancuar.

Turmeriku, i cili njihet ndryshe edhe si kurkuma, ka veti të jashtëzakonshme kundër arthritit. Vetitë e tij antiinflamatore kurojnë osteoarthritin si dhe arthritin reumatoik. Forcon sistemin imunitar dhe gjithashtu pastron mëlcinë. Ai njihet ndryshe si detoksifikues natyral i mëlcisë.

Artikull me interes :   Vetitë e specit djegës, ja pse quhet "ari i kuq i tavolinës"

Sipas studimeve efekti i këtij kombinimi të jashtëzakonshem ndihet edhe në tru, pasi xhinxheri dhe turmeriku rrisin aftësinë konjiktikve – njohëse. Antioksidantët që janë prezent në këto dy erëza mbrojnë trurin nga disa sëmundje neurologjike.

Preferohet jashtëzakonisht tek njerezit që kanë yndyrna të larta dhe vuajnë nga zemra, pasi këto dy përbërës kanë veti të parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Cfarë është më e mira? Këto erëza jane një superushqim edhe për fëmijët tuaj, mund t’ua hidhni në gjellë.

Burimi: Diola Dosti, nutricioniste

Diola Dosti

Diola Dosti është nutricioniste e njohur për aktivitetin e saj. Shfaqet vazhdimisht në ekranet e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë.