Vrapimi i bën mirë mendjes dhe humorit
Tashmë dihet mirë se sporti është një ilaç për shëndetin kardiovaskular dhe metabolik, shkruan corriere.it.
Stërvitja përmirëson mirëqenien psikofizike pasi, pas një ndeshjeje tenisi në mëngjes ose një noti para darkës, çlirimi i endorfinës jep kënaqësi dhe lumturi, aq sa ndihmon në tolerimin më të mirë të stresit.
Megjithatë, justifikimi më i popullarizuar për t’u kënaqur me dembelizmin është shpesh i njëjti, ai që nuk kemi kohë.
Sipas ekspertëve nga Universiteti i Tsukuba, në Japoni, disa minuta vrap ju lejojnë të rrisni rrjedhjen e gjakut në zonat e korteksit dypalësh paraballor, pjesa e trurit që luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e humorit dhe funksionet ekzekutive.
“Për të kryer lëvizjen shtytëse të vrapimit, nevojiten funksione koordinimi dhe ekuilibri, të cilat përcaktojnë aktivizimin neuronal të korteksit paraballor dhe pritet që funksionet e tjera që i referohen këtij rajoni të trurit të mund të përfitojnë nga rritja e burimeve të trurit”, shpjegon biokimisti Hideaki Soya, autor kryesor i studimit.
“Ne tashmë e dimë, nga kërkime të tjera se aktiviteti fizik në përgjithësi përmirëson shëndetin fizik dhe mendor, por janë bërë relativisht pak analiza mbi përfitimet konkrete të vrapimit në krahasim me sportet e tjera, si çiklizmi’’, shtoi ai.
Pra, pa justifikime.
Ju mjaftojnë një palë atlete dhe pak vullnet i mirë për t’u ndjerë shkëlyeshëm.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare