Vlerat e rigonit të kuq për rrugët e frymëmarrjes
Rigoni është një barishte aromatike plot shije, por rigoni i kuq është tejet i njohur për aftësitë e tij të mrekullueshme. Ky i fundit i jep nuanca të shijshme çdo gatimi, e përputhet mirë me domaten, patëllxhanin dhe produktet e mishit. Mund të hidhni pak rigon në vezët e rrahura ose sallatë dhe të përfitoni një shije tjetër.
Rigoni i kuq dhe rigoni i zakonshëm janë të dy burime të pasura të vitaminës K, që është shumë e rëndësishme për organizmin. Kjo bimë përmban dy vajra esencialë që kanë aftësinë të luftojnë bakteret dhe në shumë raste janë më efikase se vetë medikamentet e madje përmban thimol dhe një acid të quajtur rozmarinik. Tek rigoni i kuq përmbajtja e këtyre dy substancave është edhe më e lartë. Të dy shërbejnë si antioksidantë.
Rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme. Karakteristika e veçantë e tij është se kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm.
Studime të mirëfillta shkencore kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë. E njëjta sasi përmban 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate, 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më shumë se boronicat.
Të dy varietetet e rigonit, si ai i kuq dhe ai bardhë janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Të dy varietetet e rigonit janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Rigoni është i pasur në fibër, po aq sa çikorja e është një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3. Gjethet dhe kërcelli janë antiseptikë, ndihmojnë me sekrecionet e tëmthit dhe rrisin prodhimin e djersës, ndërsa pijet ose çajrat e rigonit ndihmojnë kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak ose simptomave menstruale.
Por varieteti i rigonit të kuq cilësohet shkencërisht si kultivari me përqendrimin më të madh të vlerave, kjo krahasuar me kutivarin e rigonit të bardhë.
Rigonin e bardhë e gjeni kudo në pikat e shitjes në vend, ndërsa rigoni i kuq gjendet në sasi më të kufizuara dhe tregtohet në farmacitë bimore ose në pika e tregtimit të bimëve mjekësore.
Çaji i rigonit të kuq ose çaji alpin apo çaji i bjeshkëve ndihmon kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak.
Cila pjesë nga rigoni i kuq ka më tepër vlera?
Bima për çaj përbëhet nga pjesa mbitokë e rigonit te kuq, i cili është një bimë barishtore shumëvjeçare, karakteristikë e zonave pyjore deri ne zonat malore.
Bima e rigonit të kuq ka kërcell me një ngjyrim të kuqërremtë, me lule të vogla me ngjyrë të purpurt.
Vlerat natyrale të Rigonit të Kuq
Bima e rigonit të kuq përmban plot substanta esenciale, antioksidantë dhe tanina etj.
Rigoni i kuq funksionon për rregullimin e problemeve me tretjen, nxjerrjen e gëlbazës, trajtimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rigoni i kuq gjithashtu është kurë natyrale kundër kollës së bardhë dhe nxit djersitjen dhe largimin e viruseve në rastet me rrufë, ftohje dhe me grip.
Përdorimi i mëposhtëm vlen edhe kundër acarimeve dhe problemeve të lekurës dhe të mukozave. Në këtë rast përdoret vetëm si shpëlarës i zonave të prekura disa herë në ditë.
Përgatitja dhe përdorimi i kurës me rigon të Kuq
Një sasi prej një luge çaji me rigon të tharë dhe të copëtuar hidhet në një enë ku shtohet një sasi prej 150 ml ujë të valuar.
Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta. Më pas, lëngu kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë pasi të jetë ftohur deri në vakje.
Për një periudhë shtatëditore, duhet pirë një sasi prej një filxhan kafeje, 2-3 herë në ditë para ushqimit.
Çajin mund ta ripërgatisni në sasinë e duhur çdo ditë që ta përfitoni sa më të freskët në organizëm.
Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë. Shtypni tri lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar. Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por, nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.
Burimi: Radio e Jashtme e Kinës