Vlerat e patëllxhanit, ose të frutit që e njohim si perime
Patëllxhanët janë konsumuar prej mijëra vitesh dhe gatuhen në avull, të skuqur apo turshi.
Patëllxhanët njihen si “aubergine” në disa vende europiane dhe “brinjal” në Azinë Juglindore. Në fakt shumë prej nesh mund ta quajmë patëllxhanin perime, por teknikisht, ai është një frut edhe pse gatuhet si një perime.
Ekzistojnë qindra lloje patëllxhanesh që ndryshojnë nga forma, përmasa dhe ngjyra nga më të larmishmet si jeshile, të bardha, vjollcë dhe portokalli. Patëllxhani duhet të gatuhet mirë për të neutralizuar farat e hidhura. Disa njerëz e dashurojnë këtë frut, disa të tjerë e urrejnë.
Por patëllxhanët janë një zëvëndësues perfekt i mishit në dietat vegjetariane. Ato mund të forcojnë kockat, parandalojnë osteoporozën, reduktojnë simptomat e anemisë, fuqizojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojnë me rënien në peshë, mbajnë diabetin nën kontroll, ulin stresin, mbrojnë foshnjet nga defektet e lindjes, madje edhe parandalojnë tumoret.
Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet pasi është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan.
Përfitimet shëndetësore nga patëllxhani
1. Diabeti i tipit 2: Prania e fibrave dhe e karbohidrateve tek patëllxhani kontrollon përthithjen e glukozës dhe ul nivelet e glukozës në gjak, tek pacientët me diabet të tipit 2. Prezenca e fenoleve e bën këtë perime të shkëlqyer për diabetikët.
2. Shëndeti i zemrës: Kaliumi hidraton trupin dhe parandalon sëmundjet koronare të zemrës. Elementët ushqyes ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Elemente të tjera ushqyese si folatet, magnezi, kaliumi, vitamina B3 dhe B6, antioksidantët dhe beta karoteni ulin rrezikun për sëmundje zemre. Patllëxhani ka nivel tepër të ulët të yndyrës, kripës dhe kolesterolit.
3. Shëndetin e trurit: Elementet ushqyese tek kjo perime mbrojnë membranat e qelizave dhe shkatërrojnë radikalet e lira si pasojë e stresit oksidativ, si dhe mbajnë të kthjellët trurin dhe kujtesën. Vitaminat B kompleks kanë funksion çlirues kundër stresit.
4. Rregullon hekurin: Hekuri është një element tepër i rëndësishëm transportimin e oksigjenit, por nëse është me tepricë shkatërron trupin. Nasunin, tek patllëxhani ndihmon në largimin e hekurit të tepërt në trup.
5. Humbje në peshë: Patllëxhani ka përmbajtje të lartë uji, ka pak kalori dhe është një burim i shkëlqyer fibrash dietike, të cilat na bëjnë ndihemi të ngopur për një kohë të gjatë, si dhe menaxhojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe përshpejtojnë nxjerrjen e shpejtë të toksinave. Gjithashtu forcon metabolizmin dhe bën që trupi të djegë më shpejt yndyrën, e kështu humbni më shpejt në peshë.
6. I bën mirë tretjes: Supa prej patëllxhani dhe domate hap oreksin dhe ndihmon për një sistem të shëndetshëm tretës. Antioksidantët dhe fibrat rregullojnë lëvizjen e zorrëve, po ashtu parandalojnë kancerin e zorrëve dhe lehtësojnë pasoja nga hemorroidet, koliti, gastritis dhe inflamacioni i stomakut. Supa me patëllxhan pure dhe hudhra ndihmon në largimin e infeksioneve
7. Anti bakterial: Vitamina C tek patëllxhani është një burim i mirë kundër viruseve dhe kundër bakterieve.
8. Lëkurë të pastër: Patëllxhanët janë të pasur në minerale, vitamina dhe fibra dietike. Sa më e lartë përmbajtja e ujit, aq më e hidratuar fytyra dhe pa rrudha. Antioksidantët, antocianina, veprojnë si substance kundër moshimit.
9. Forcon flokët: Mineralet, vitaminat dhe përmbajtja e lartë e ujit tek
patëllxhanët ndihmon në ushqimin e skalpit, parandalon djegien e fundeve të flokëve dhe i mban flokët të shëndetshëm dhe të fortë. Enzimat ndihmojnë në stimulimin e folikulit të flokëve dhe ofrojnë shkëlqim për flokun tuaj.
10. Për shëndetin e shpretkës: Ata të cilët vuajnë nga malaria, duhet të pjekin patëllxhanë me sheqer dhe ta konsumojnë në stomak bosh çdo mëngjes që të ushqejnë shpretkën.
11. Lufton pagjumësinë: Nëse keni vështirësi të flini, hani një patllëxhan të pjekur në darkë. Nëse e bëni këtë rregullisht është provuar se kuron
pagjumësinë.
12. Kundër hemorroideve: Patëllxhanët janë përdorur për mijëra vite në mjekësinë tradicionale kundër hemorroideve.
13. Parandalon kancerin e zorrës së trashë: Fibrat tek patëllxhani ulin riskun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë, pasi ato thithin toksinat dhe kimikatet. Antioksidanti, acidi klorogjenik, lufton radikalet e lira në trup si dhe mbron qelizat e shëndetshme nga transformimi i tyre në qeliza tumoriale.
14. Ndihmon në lënien e duhanit: Patëllxhani përmban një sasi të ulët nikotine, që ndihmon duhanpirësit në përpjekjen e tyre për të lënë duhanin
15. I mbushur me vitamina dhe minerale: Patëllxhani përmban një sasi të konsiderueshme proteinash, vitamine C dhe hekuri. Ai është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, kaliumit, fosforit, acidit folik dhe beta karotenit.
16. Kuron disa sëmundje: Studimet kanë treguar se patëllxhani ka veti kurative, kuron astmën, problemet me dhëmbët dhe parandalon trashjen e arterieve.
Burimi: Radio e Jashtme e Kinës (CRI)