KëshillaShëndet

Si të bëjmë vitaminë C nga lëkurët e agrumeve

Për shumë vite, njerëzit kanë përdorur suplementet e vitaminës C kundër të ftohtit. Dhe shumë mirë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë. Sasia e duhur e marrjes së saj nuk plotësohet nga konsumimi i dy portokalleve në ditë.

Vitamina C ndihmon për të rritur dhe riparuar indet, por kanë edhe antioksidantë që ndihmojnë në bllokimin e radikaleve të lira. Rruga e vetme për të marrë vitaminën C, është nëpërmjet ushqimeve dhe suplementeve.

Narigina dhe hesperidina (flavonoide) janë ato që gjendet në lëkurën e portokallit, limonit, limës (familja e Citrusëve). Lëkurat kanë enzima të gjalla duke qenë kështu 100% të tretshme për trupin tuaj. Në fakt në lëkurë ka lloje të ndryshme të flavonoideve, me veti antioksidante për trupin tonë. naringina është një antioksidant shumë i fuqishëm që gjendet në lëkurën e qitrove, grejpfruit, mandarianave dhe limonëve.

Artikull me interes :   Si ndikon regjimi i përditshëm ushqimor në qarkullimin e gjakut

Disa studime kanë gjetur se naringarina mund të reduktojë dëmtimet e qelizave që kanë ardhur si pasojë e rrezatimeve. Hesperidina është një tjetër flavonoid i gjetur në shtesën e bardhë të lëkurës së portokallit, limonëve, limës (limon jeshil) dhe grapefruit. Studimet kanë treguar se hesperidina redukton proliferimin apo shumimin e qelizave kancerogjene, duke ndikuar në vdekjen e programuar qelizore (apoptoza).

Si të bëjmë vitaminën C pluhur organike?

– Mblidhni lëkurat e portokallit, mandarinave, limonëve, qitrove dhe vendosi në një furrë për 24 orë (37 gradë për 24 orë).
– Më pas futini në mikser dhe grihen deri sa të bëhen si pluhur.
– Futen në një enë qelqi dhe ruhen në vend të thatë, larg dritës.

Artikull me interes :   Dieta e duhur për të pastruar mëlçinë

Mos të harrojmë se ka më shumë vitamin C në lëkurë sesa në vetë frutin. Madje edhe më shumë minerale. Për shembull, ka dyfish më shumë vitamin C dhe trefish më shumë fibër në një lugë gjelle me lëkura limoni se sa në një lugë gjelle brendësi limoni.

Në përdorimin, rekomandohet një lugë gjelle çdo ditë, në sallatë, smoothie, ëmbëlsira etj.

Kjo metodë nuk zëvendëson sasinë e vitaminës C që gjendet në suplemente, por një formë për të shfrytëzuar edhe lëkurat e portokallit, limonit, mandarinave etj, që zakonisht i hedhim në kosh.

Burimi: Mësimet e Diolës

Diola Dosti

Diola Dosti është nutricioniste e njohur për aktivitetin e saj. Shfaqet vazhdimisht në ekranet e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë.