Vitamina e panjohur që rigjallëron organizmin
Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H. Biotina është një vitaminë që tretet në ujë.
Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji. Ajo është e rëndësishme, sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit.
Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.
Simptomat e mungesës së biotinës
Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqime si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza; banania; arrorët: si bajamet, arrat, lajthitë; salmoni, etj
Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.
Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, haluçinacionet, mpirje të krahëve dhe këmbëve.
Ka të dhëna shkencore, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.
Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.
A janë të sigurtë suplementët e biotinës?
Ekspertët shpjegojnë se marrja e suplementëve të biotinës mund të ndërhyjë në analizat e ndryshme të gjakut,
Ajo mund të jetë shkaktare e diagnozave të gabuara apo të munguara.
Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë që përpara kryerjes së analizave të gjakut, të informoni mjekun për marrjen e mundshme të suplementëve.
Suplementët e multivitaminave përmbajnë sasi të ulëta të biotinës që nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e analizave të gjakut.
Dozat e duhura të biotinës
Ndonëse nuk ka një sasi ditore të rekomanduar të biotinës, ekspertët, mendojnë se dozat e përshtatshme janë 30 mikrogramë për të rriturit mbi 18 vjeç dhe gratë shtatzëna.
Foshnjave deri në 12 muaj mund t’u jepet 7 mikrogramë biotinë.
Fëmijëve deri në 3 vjeç mund t’u jepet 8 mikrogramë, fëmijëve deri në 8 vjeç 12 mikrogramë, fëmijëve deri në 13 vjeç 20 mikrogramë dhe adoleshentëve 25 mikrogramë.
Megjithatë, nëse keni një problem shëndetësor duhet të konsultoheni më parë me mjekun nëse duhet apo nuk duhet të merrni biotinë, si dhe cila është doza e duhur që duhet të merrni.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare