Vetitë e mrekullueshme të qepës
Qepa është perimja që konsumohet gjerësisht në kuzhinën shqiptare, duke filluar nga sallatërat e ndryshme e deri tek gjellërat, byrekët, etj.
Vlerat e qepës janë të shumta:
1- Qepët përmbajnë enzima që stimulojnë tretjen dhe metabolizmin;
-metale (squfuri, hekur, kalium, magnez, fluor, kalcium, mangan dhe fosfor);
-vitamina (A, komplekse B, C, E).
2- Është ushqim që vepron në organizëm në një mënyrë shumë pozitive, me efekte të ndryshme: si antibiotik , si pastrues organik, nxites i mirëfunksionimit të organizmit.
3- Qepët normalizojnë florën e zorrëve dhe ngadalësojnë proceset e dobëta që lëshojnë substanca toksike që lidhen me kancerin e zorrës së trashë.
4- Qepet jane aleate të sistemit kardiovaskular, veshkave, mushkërive, mëlçisë, zorrës së trashë, dhe lëkurës.
5- Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit. Nqë vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditëve.
6- Qepa eliminon parazitët. Bakteret e dëmshme që hyjnë në trupin e një njeriu normal treten në organizëm, me ndihmën e qepës.
7- Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë.
8- Eshtë pozitiv për shëndetin e eshtrave.
9- Përmban vitaminë C
10- Qepa ndikon pozitivisht në përmirësimin e shikimit.