Këshilla

Dhjetë vajra bimorë që përmirësojnë pamjen tuaj brenda pak ditësh

Vajrat vegjetalë janë substanca të çmuara për shëndetin tonë dhe shumë të dobishëm gjithashtu për t’u kujdesur për bukurinë tonë. Ja 10 vajra të aftë për të përmirësuar pamjen e lëkurës, thonjve apo flokëve brenda pak ditësh.

Nga shtypja  e disa farërave dhe bimëve ju merrni mjetet natyrore në formën e vajit që mund të përdoret në lëkurë, në flokë, në dhëmbë ose në pjesë të tjera të trupit duke shmangur kështu shpërbërjen e produkteve që përmbajnë kimikate potencialisht të dëmshme .

Ata që duan të përmirësojnë pamjen e tyre mund të përpiqen të përdorin vajrat e mëposhtme vazhdimisht për të paktën një javë. Ju mund t’i përdorni ato vetëm ose të shtoni në kremra natyral ose në balsame.

1. Vaj susami për dhëmbët

Vaj i susamit ndihmon që të kemi dhëmbë të bardhë e të shëndetshëm, si dhe në rigjenerimin e indeve të mishrave dhe gjuhën. Ky ilaç natyral përbëhet nga një sasi e madhe e vitaminave dhe elementëve bazë për përfitime të shëndetit të gjithë gojës. Nëse përdorni një lugë të këtij vaji për të shpëlarë çdo ditë gojën,efektet do të jenë të menjëhershme.

Artikull me interes :   Si t’i dalloni ushqimet BIO dhe ato natyrale

2. Vaji i Hibiskut për të përshpejtuar rritjen e flokëve

Për njerëzit me flokë shumë të hollë dhe të brishtë, vaji Hibiskut është një zgjidhje e mirë. Falë përmbajtjes së vitaminës C, është në gjendje të prodhojë një rritje të kolagjenit. Për më tepër, prania e aminoacideve brenda ndihmon për të ushqyer dhe forcuar rrënjët. Duke e përdorur atë vazhdimisht në flokë i ndihmon ato të kenë më shumë vëllim.

3. Vaj i boçeve të pishës për vetullat dhe qerpikët

Vaj i boçeve të pishës është i përsosur për vetullat dhe qerpikët. Përdorimi i vazhdueshëm i produktit natyror mbron këto zona të trupit nga thatësia e mundshme, dhe nga nxehtësia e diellit dhe parandalon rënien e qimeve të vogla nga të cilat ato përbëhen.

4. Vaj i lirit për funksionimin e zorrëve dhe mirëqenien e flokëve

Vaj liri mund të merret nga goja për të rregullar funksionin e zorrëve, për të pastruar trupin nga substancat e dëmshme, por edhe për ta mbushur me acide yndyrore Omega 3. Ai mund gjithashtu të përdoret dhe për shëndetin e flokëve duke u aplikuar në formë maske.

5. Vaj i ullirit për këmbë të buta

Artikull me interes :   Kur është koha më e mirë për të pirë kafen e parë të ditës?

Për të pasur këmbë të buta ju mund të eksperimentoni me përdorimin e vajit të ullirit, i përsosur për një lëkurë të hidratuar dhe të freskët të fytyrës dhe trupit, si dhe për flokët dhe thonjtë. Ju mund ta përdorni atë vetëm ose ta shtoni në produkte të tjera kozmetike.

6. Vaj bajamesh për trupin dhe thonjtë

Vaj i ëmbël i bajameve është një zgjedhje e mirë si për trupin (e përdorin atë çdo herë dushit) dhe për thonjtë dhe mishrat e tyre. Gjithashtu perfekt për të shmangur shfaqjen e shenjave gjatë shtatëzanisë dhe për fuqinë e saj shëruese.

7. Vaj avokado për lëkurë të thatë dhe për të parandaluar plakjen

Vaj avokado ka një fuqi të mirë antioksidante dhe është në gjendje të ushqejë dhe zbus lëkurën në sajë të përmbajtjes së lartë të fitosteroleve dhe vitaminës E, D dhe A. E gjithë kjo e bën atë një përbërës ideal për kujdesin e lëkurës së thatë dhe për parandalimin e plakjen së lëkurës.

8. Vaj Calendula për trajtimin e plagëve

Vaj kalendi është i shkëlqyer për trajtimin e plagëve në lëkurë. Calendula është e pasur me pytosterol dhe beta-karoten dhe për këtë arsye ka veti antiseptik dhe rigjeneruese. Është gjithashtu i mirë për hidratimin dhe qetësimin në rast të skuqjes ose kruajtjes së lëkurës.

Artikull me interes :   Si të menaxhojmë ankthin e rikthimit në shkollë gjatë pandemisë

9. Vaj Argani kundër rrudhave

Falë pranisë së vitaminës E dhe përbërësve të tjerë aktiv, ky vaj ndihmon në rindërtimin e shtresës së sipërme të lëkurës dhe aktivizon prodhimin e kolagjenit. Prandaj është veçanërisht i dobishëm si një anti-rrudhë natyrore që aplikohet në fytyrë çdo mëngjes dhe në mbrëmje para se të shtrihemi .

10. Vaj Hiperkum kundër acarimit të lëkurës

Falë vetive të tij anti-inflamatore dhe analgjezike, ky vaj është një ilaç natyral i çmuar për t’u mbajtur i dobishëm në rast të problemeve dermatologjike si psoriasis, dermatiti, por edhe djegie, pika të lëkurës ose shenja të shtrirjave. Në fakt, ky vaj promovon rigjenerimin e qelizave.

Burimi: Greenme.it
Përkthimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare