Vaji i mëlçisë së Merlucit, një yndyrë e rëndësishme për fëmijët
Një studim i ‘The Oxford Durham Study’ u bë me 12.000 nxënës të cilët kishin probleme me përqendrimin, leximin, të kuptuarit, në sjellje dhe koordinim.
Për 3 muaj nxënësve ju dhanë vaj nga mëlçia e merlucit dhe u vu re se u përmirësuan aftësitë motorike, gërmëzimi, kujtesa, shkrimi dhe leximi.
Ky vaj u përdor për herë të parë në 1789 nga Dr.Darbey në Britaninë e Madhe për trajtimin e reumatizmës. Vaji i mëlçisë së merlucit është një nga burimet natyrale më të pasura me acidet Omega 3, të quajtura si Docosahexaenoic acid DHA dhe Eicosapentaenoic EPA. Duke qenë se ka vecori antiinflamatore, aftësi për të reduktuar prodhimin e prostaglandinave, rekomandohet shumë edhe për sëmundjet koronare të zemrës, depresionin dhe artritin.
Prania e Omega 3 ndihmon në lehtësimin e simptomave të ankthit, kolesterolit të larte, artritit, kancerit etj. Ka një balancë perfekte të Omega 3 me Omega 6.
Rrit ndjeshëm sistemin imunitar pasi ka edhe sasi të lartë të vitaminës D, që na duhet sidomos tani në dimër. Vitamina A gjithashtu është një antioksidant që redukton stresin oksidativ apo ndryshe radikalet e lira.