Vaji i kokosit aleati i një buzëqeshje të bardhë
Gjen një përdorim të gjerë kudo në përditshmërinë tonë por pak e dinë se mund të jetë gjithashtu i dobishëm për higjienën orale.
Ai përdoret për shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të tyre si dhe për një buzëqeshje të bardhë.
Për të hequr bakteret dhe për të pasur dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm ne nuk duhet të përdorim kimikate, ne mund të përdorim një produkt natyral si vaji i kokosit. Ky përbërës ndihmon gjithashtu që dhëmbët të jenë më të bardha dhe të ndritshme duke shmangur kështu përdorimin e zbardhuesve kimikë ose nevojën për trajtime specifike për dhëmbët e verdhë nga specialistët.
Prania e vajit të kokosit gjatë përkujdesjes për higjenën orale pastron jo vetë zgavrën e gojës por gjithashtu kap bakteret dhe toksinat e pranishme në mënyrë që të dezinfektohet dhe të shmangë shfaqjen e kariesit, inflamacionet , dhe pikërisht dhëmbët e verdhë.
Vaj që vjen nga kokosi është aktiv në këtë kuptim falë acidit laurik që përmban, një substancë yndyrore që mund të neutralizojë bakteret dhe pllakat që kontribuojnë në krijimin e problemit të dhëmbëve të verdhë, duke vepruar ndër të tjera si anti-inflamator dhe anti- bakterial.
Vaj kokosit për shëndetin e dhëmbëve dhe mishrat
I përdorur në mënyrë specifike në zgavrën e gojës, vaji i kokosit ofron përfitimet e mëposhtme:
Dhëmbë më të bardhë: vaji i kokosit është një produkt natyral, i sigurt dhe pa efekte anësore për t’u përdorur nëse dëshironi të keni dhëmbë më të bardhë dhe të ndritshëm. Është një aleat i shkëlqyer për të mbajtur higjienën orale dhe për një buzëqeshje të bukur.
Frymëmarrje: ndoshta për shkak të aftësisë saj për të eliminuar bakteret e dëmshme në gojë, përdorimi i këtij vaji mund të ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes.
Parandolon formimin e pllakëzave: përdorimi i vazhdueshëm i vajit të kokosit ndihmon në parandalimin e pllakave të cilat na formojnë dhëmbët e verdhë dhe jo estetikë gjithashtu mbron dhe mishrat e dhëmbëve nga skuqjet dhe irritimet .Gjithashtu ai është i mirë për të trajtuar problemin e gjakderdhjes në mishrat e dhëmbëve.
Parandalimi i karies: për shkak të efektit të tij antibakterial, vaji i kokosit është një metodë e mrekullueshme parandaluese natyrore për të shmangur shfaqjen e kariesit.
Si të përdorni vajin e kokosit në dhëmbët tuaj
Para së gjithash ju duhet të merrni një vaj të pastër kokosit, të ftohtë dhe organik. Ju vetëm duhet një lugë për ta vendosur në gojën duke e shkrirë dhe duke e përdorur atë për të bërë shpëlarje duke e kaluar mirë mbi të gjithë dhëmbët dhe mishrat për rreth 15-20 minuta .
Ky procedurë mund të përsëritet disa herë në javë, por do të ishte e këshillueshme, për rezultate më të mira, të jetë konstante dhe ta praktikoni atë çdo ditë.
Është mirë të përdorni vajin e kokosit sapo të zgjoheni në mëngjes, përpara se të hani ose të pini diçka. Natyrisht, është e nevojshme të vazhdohet me pastrimin normal të dhëmbëve.
Pastë dhëmbësh me vaj kokosit
Një alternativë më e shpejtë është që të bëni një pastë dhëmbësh të bërë në bazë të vajit të kokosit thjesht dhe me vetëm disa përbërës. Për ta përgatitur atë do t’ju duhet:
gjysma e një filxhani me vaj kokosi
2 lugë sodë buke
10 pika vaj esencial mente ose kanellë.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare