KëshillaShëndet

Vaji i farave të kungullit, efekti ndaj prostatës së zmadhuar dhe kancerit të prostatës

Në vitin 2011, sipas studimeve të bëra nga National Institutets of Health, vaji i farave të kungullit, kanë efekt mbi shëndetin e prostatës. Por asnjë nga artikujt nuk fokusohej tek efekti që mund të kenë farat e kungullit tek kanceri i prostatës.

Sipas artikujve shkencorë të përmendur në ‘Urologia Internationalis’ 2006 dhe ‘Journal of Medicinal Food’, nga Dr. Yuh Shyan Tsai dhe M. Gossell Williams, vaji i farave të kungullit ndikon në rastet e prostatës së zmadhuar duke ulur masën e saj.

Por cili është mekanizmi i veprimit?

Vaji i farave të kungullit, ndalon veprimin e proteinës së prostatës 5 alpha reductaza. Kjo protein, në prostatë, konverton testosteronin në dihydrotestosterone ose DHT. Ndërkohë që ky është një process normal i rëndësishëm për zhvillimin dhe riprodhimin e meshkujve, tek prostate e zmadhuar, niveli i lartë i saj, vepron si agjent që rrit qelizat kancerogjene të prostatës.

Artikull me interes :   Si mund ta kuroni shëndetin me ujë

Shumë DHT do të thotë prostatë më e zmadhuar. Edhe pse ka disa lloje apo forma të paraqitjes së kancerit të prostatës apo edhe të crregullimeve të saj, në të gjitha rastet, vaji i farave të kungullit, luan rol të vecantë kundër rritjes së qelizave kancerogjene.
Vaji i farave të kungullit ka edhe efekte të tjera pozitivë në trup si për shembull:

1- Redukton inflamacionet. Sipas një studimi në 2015, përdorimi I vajit të farave të kungullit tek personat që vuanin nga sëmundjet e mëlcisë (dhjamosja e mëlcisë) dhe arteroskleroza, reduktoi problemet me sëmundjet përkatëse.

2- Janë të provuara shkencërisht që reduktojnë riskun për kancer të gjirit tek femrat post menopauzës. Kjo sjell një të ardhme premtuese për femrat dhe meshkujt. Tashmë cilësohet si një ndihmën shumë I mirë natyral për trajtimin e kancerit (për disa lloje të tij). Vecoritë e tij antioksidante, krijojnë një filter për rrezatimet dhe mbron nga dëmtimet intestinale nga methotrexate, një trajtim I cili përdoret për disa lloje kanceri dhe artrit.

Artikull me interes :   Si të mposhtim lodhjen pranverore

3- Ndihmon shëndetin e meshkujve në vecanti. Përbërësi Curcubita maxima tek vaji I farave të kungullit, ndihmon memorien(e provuar shkencërisht) madje është një trajtim efektiv (për shkak të përmbajtjes së tritofanit) për crregullimet sociale. Pagjumësia gjithashtu reduktohet në sajë të përmbajtjes së triptofanit.

4- Lufton rënien e flokëve te meshkujt. Vaji I farave të kungullit kanë shumë zink, I cili ndihmon në balancimin hormonal dhe rënia e flokëve te meshkujt lidhet edhe me rritjen e hormoneve androgjene.

5- Shumë I mirë për zemrën tuaj. Pasi ka efekt anti inflamator dhe nëpërmjet procesit të prodhimit të oksidit të zinkut, vaji jep efekte antihypertensive dhe kardioprotektive.

6- Ndihmon diabetikët. Shkencërisht kondierohet si antihiperglicemik.
Përdorimi: Mos e përdorni për skuqje. Nxehtësia shkatërron vlerat e tij. Dy lugë caji në ditë. Kryesisht nëpër sallata. Për shembull në sallatë jeshile, dy lugë caji vaj të farave të kungullit me pak lëng limoni dhe uthull molle.

Artikull me interes :   Gjashtë rregulla e të ushqyerit që i mbajnë japonezët elegantë

Kini parasysh që të blini gjithmonë vaj të farave të kungullit të nxjerrë vetëm me presion të fortë. Tani ka plot edhe tek në nëpër farmaci edhe dyqane që shesin produkte natyrale.

Merrni vetëm ato që janë 100% bio.

Diola Dosti

Diola Dosti është nutricioniste e njohur për aktivitetin e saj. Shfaqet vazhdimisht në ekranet e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë.