Shëndet

Vaji i arrave sa i veçantë aq dhe i vlefshëm

Vaji i arrës është një produkt natyral për një ushqim të shëndetshëm dhe është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3.

Në përbërjen e tij gjejmë proteina, kripra minerale zink, kalcium, potasium, hekur dhe vitamina E dhe C që përbëjnë një burim ushqyes për shëndetin. Gjithashtu vaji arrës përmban jod që është parësor për mirëfunksionimin gjëndrës së tiroideve, përmirëson lëkurën, kundër plakjes, kundër inflamacionit.

Konsumimi i vajit të arrës ndihmon enët e gjakut duke u dhënë atyre më shumë forcë për një funksionim më normal.

Gjithashtu ka veti të larta antibakteriale dhe antivirale.

Studimet kanë treguar se qelizat e trurit kanë nevojë për acide yndyrore për këtë arsye dieotologët këshillojnë përdorimin e vajit të arrave.

Artikull me interes :   Të ngrënit në vetmi, shkaktari më i madh i pakënaqësisë

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare