Shëndet

Uthulla e mollës, sekreti për një shëndet të mirë

Uthulla e mollës njihet për shijen e vecantë që i jep perimeve duke bërë të mundur që organizmi ti përthithë  karbohidratet.

Uthulla ndihmon stomakun në përshpejtimin e tretjes. Elementët përbërës të uthullës s mollës zbusin nivelet e rritjes së sheqerit në gjak. Janë po këta elementë që ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe ulin tensionin e gjakut.

Sport

Thuhet se sportistët para garave konsumojnë sasi uthulle të tretur në ujë të shoqëruar me ushqime të pasura me karbohidate sepse ndihmon muskujt të prodhojnë energji.

Përdorime të tjera

Edhe pse larja e frutave dhe perimeve është e domosdoshme, cdo vit miliona njerëz sëmuren për shkak të kontaminimit të ushqimit nga prania e pesticideve.

Artikull me interes :   Fitnes, ushqimi i duhur për këdo që stërvitet

Por ajo që nuk dini është se nëse përzieni uthullën e mollës me ujin në raportin 1 me 3, eliminohen rreth 98% e bakterjeve dhe kimikateve tek frutat apo perimet.

Pasi t’i keni spërkatur, lërini për 30 sekonda e më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.

Kujdes

Përdoret në sallatë, gjellë, me perime, por edhe të pihet e përzier ne ujin në gotë. Por bëni kujdes nga konsumimi i sasisë së tepërt pasi uthullës së mollës mund të irritojë stomakun, të shkatërrojë zmaltin e dhëmbëve dhe të dëmtojë ezofagun.