Ushqime

Ushqimin e duhur e zgjedhim në bazë të ngjyrës

Është fakt: kur duhet të zgjedhim se çfarë të hamë tërhiqemi nga ato që kanë ngjyrën e kuqe, por jemi më të vendosur ndaj ushqimeve jeshile.

Në fakt nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por një instikt i saktë që na çon në preferencën e ushqimeve që i konsiderojmë të ushqyeshme.

Këto janë rezultatet e një studimi të Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste, të botuara në “Teatro Naturale”, një revistë e agrokulturës biologjike, prodhimeve natyrale dhe ushqyerjes së shëndetshme. Tek njeriu, ndryshe nga disa kafshë si qeni, që i besojnë nuhatjes, shikimi ka një rol dominues në përzgjedhjen e ushqimit.

Ngjyrat janë vendimtare, edhe pse arsyeja e zgjedhjes nuk del nga sfera e subkoshiencës. Në fakt, sipas studiuesve, kemi një kod të vërtetë ngjyrash për të vlerësuar cilat ushqime janë më të shëndetshme.

Artikull me interes :   Vlerat e patëllxhanit, ose të frutit që e njohim si perime

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare