KëshillaPijeUshqime

Ushqimi dhe Vera, si ti kombinoni në mënyrën e duhur

Të kombinosh ushqimin me verën shpesh është e vështirë dhe gabime mund të bëjnë edhe ekspertët. Këta të fundit thonë që nuk ekziston një kod i saktë për të zgjedhur verën në varësi të pjatës: shija është personale. Por ka edhe disa rregulla bazë që është mirë të respektohen: të tilla si verërat e bardha që duhet të shërbehen para të kuqeve dhe me një temperaturë të ulët kur shërbehet. Ja disa këshilla për të mos gabuar kurrë.

Të fillosh me verën e kuqe dhe të mbarosh me verën e bardhë? Është gabim.

Të organizosh një darkë ku do të pihet edhe verë duhet të ndjekësh disa rregulla (banale), por ekzistenciale për të kënaqur, një mik të njohur me verën që preferon. Verërat e bardha shërbehen gjithmonë para verërave të kuqe, sepse duke qenë të freskëta, duhet të pihen para atyre me temperaturë ambienti. Fillohet gjithmonë me verërat e lehta, për të përfunduar me verërat e vjetra dhe të fuqishme. E njëjta gjë aplikohet edhe në shkallën alkoolike të shishes: shkohet nga më e ulëta te ajo më e larta, për të shmangur turbullimet e kokës ditën e nesërme.

Artikull me interes :   Trëndafili i egër , burim real i vitaminës C për një lëkurë të re

A mund të shoqërohet bifteku me verë të kuqe? Absolutisht jo.

Shumë shpesh verërat e kuqe janë konsideruar “rruga e mesme” mes një vere të bardhë dhe një vere të kuqe, për të pasur kombinime të ndryshme si me mish, si me peshk. Verërat e kuqe i japin një shtysë kombinimit ushqim-verë, por që nuk duhet keqkuptuar. Disa lloje peshqish, mishi i bardhë, djathërat e freskëta, duhet të shoqërohen nga vera e kuqe për shkak të delikatesës së tyre. Por bëni kujdes që mos të hani djathë të stazhonuar me mish të kuq, ushqime me një shije shumë të fortë.

Ushqime me vaj dhe me yndyrë? Përgjigjja është aciditeti

Të kombinosh peshkun e skuqur me një bistak rrush? Jo, aciditeti është fjala e duhur. Kur gjendemi përpara një pjate “me vaj” dhe me “yndyrë”, është e nevojshme të marrim një verë që ka aciditet. Vera na ndihmon që të rregullojmë shijen dhe të mbajmë ekuilibrin. Shembuj mund të jenë një tartar me një Chianti Classico, ose një troftë salmon me një Sauvignon.

Artikull me interes :   Mesvaktet cilësore për pasditet dimërore

Pjatat pikante kombinim “i gabuar” apo “i duhur”? Varet

Të zgjedhësh një pjatë me erëza është diçka krejt e kundërt me një biznes të thjeshtë. Elementët që duhet të merren parasysh janë shumë: nga pikantja, tek erëzat, tek shija e hidhur dhe shkollat e mendimit janë dy: kombinim kontrast për shijen në përgjithësi dhe kombinim i duhur për shijen personale. Rregulli kryesor për kontrastin e shijeve është se nëse për shembull marrim një pjatë orientale (me xhenxhefil) vera duhet të jetë e lehtë për të bërë të pëlqyeshëm kombinimin. Mendimi i dytë bazohet në dakordësinë e shijeve, pjatë me shije intensive? Vera e kombinuar do jetë gjithashtu e rëndë. Një rregull kombinimi nuk ka: shija është personale dhe zgjedhja bazohet tek shija.

Artikull me interes :   Brokoli, perimja jeshile me efekt të jashtëzakonshëm

Kombinimi verë e bardhë-peshk: jo gjithmonë

Tradita e do që në tavolinë çdo lloj pjate me bazë peshku, duhet të shoqërohet nga verë e bardhë e fortë, me gaz ose me shije frutash qoftë. Por sipas Aldo Sohm, një nga ekspertët më të mirë në botë, që shërben në restorantin “Bernardin” të New Yorkut, vera për të kombinuar ushqimin duhet të zgjidhet duke lexuar menynë dhe nga sasia e erëzave të peshkut. Nëse bëhet fjalë për një peshk të bardhë, një verë e kuqe nuk do të ishte keq, nëse menyja ka në përbërje shumë vaj nga Pino Cuttaia – pjatë e përgatitur për G7 e fundit të Taorminës – një verë e kuqe siciliane do të ishte e shkëlqyeshme.

Burimi: Gazeta-Shqip.com