Ushqime

Disa nga ushqimet më të pasura me antioksidantë

Vlerat e frutave dhe perimeve antioksidantë janë tashmë të njohura nga të gjithë për rëndësinë e tyre vitale në organizëm. Por cilat janë ushqimet më të pasura me antioksidantë?

Qershitë janë të mrekullueshme për shijet e tyre por ndoshta nuk e dini që ato janë të pasura me antioksidantë. Eliminojnë qelizat e stresit oksidues, ngadalësojnë procesin e plakjes dhe përmbajnë kuercetinë e cila është një flavonoid tepër i fuqishëm kundër radikaleve të lira.

Boronicat e egra janë burimi më i pasur i antioksidantëve, vitaminat A dhe C, flavonoidë, kuercetinë dhe anthocianidinë.  Gjithashtu ju mbrojnë nga kolesteroli dhe sëmundjet e shkaktuara prej moshës si dhe mbajnë trurin dhe zemrën të shëndetshme.

Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë dhe luftojnë kolesterolin e lartë që shkakton sëmundjet e zemrës. Përmbajnë anthocianinë që mbron orgaizmin nga sëmundjet kardiovaskulare. Janë gjithashtu të pasura me vitaminë C.

Artikull me interes :   50 ushqime që janë super të shëndetshme

Kumbullat përmbajnë nivel të lartë të antioksidantëve sidomos kumbullat e zeza pasi janë të pasura me vitaminë C dhe fenolë, një antioksidant që mund të parandalojë inflamacionin në gjymtyrë dhe ka edhe aftësinë të shmangë dëmet në ADN dhe dëmtimin në qeliza.

Portokallet janë të pasura me vitaminë C  e cila mban sistemin imunitar në formë të shkëlqyer dhe ka aftësinë të parandalojë shumë sëmundje që nga të ftohtët e deri tek infeksionet në vesh.

Panxhari është i pasur me betalainë, një antioksidant që njihet si luftues që lufton inflamacionin dhe mykun,  ndihmon në detoksifikimin e organizmit.

Rrushi sidomos i kuqi përmban vlera të shumta të antioksidantëve. Madje lëkura e rrushit të kuq është veçanërisht  e pasur me antioksidant resveratrol, i cili lufton radikalet e lira dhe parandalon shumimin e tyre.

Artikull me interes :   Brokoli, perimja jeshile me efekt të jashtëzakonshëm

Spinaqi është burimet mjaft i pasur me antioksidantëve. Vetëm në një dorë me spinaq ju mund të përftoni 3,600 njësi beta-karoten, antioksidant mjaft i nevojshëm kundër plakjes dhe sidomos sëmundjeve të zemrës. Spinaqi ofron gjithashtu edhe shumë luteinë, që ndihmon në mbrojtjen dhe përmirësimin e shikimit.

Brokoli  përmban shumë vitaminë C dhe flavonoidë të cilat ndihmojnë në qarkullimin e vitaminës C në organizëm. Gjithashtu përmban zeaksanthinën, karotenoidin luteinën,  dhe beta karotenin. Por jo vetëm kaq sepse brokoli është një përbërës i antioksidantit indole-3-karbinol, që ndihmon në funksionet e saj, mëlçinë.