Shëndet

Ushqimet që luftojnë plakjen e trurit

Ekzistojnë disa ushqime që arrijnë ta mbajnë të fortë aftësinë e kujtesës dhe aftësinë intelektuale. Për të vepruar mirë në këtë drejtim është e nevojshme që të mos harroni rëndësinë e peshkut të freskët në dietën tuaj, të paktën një herë në javë.

Peshku, në fakt, arrin të ngadalësojë 10% të humbjes së kujtesës. Shumë të rëndësishme janë edhe frutat e pyllit, të njohura për mbrojtjen që arrijnë t’i japin trurit. Më konkretisht ju ftojmë të lexoni më poshtë se cilat janë ushqimet që luftojnë plakjen e trurit.

Peshku

Një burim proteinash, që lidhet me një fuqizim të shkëlqyer të trurit, është peshku, i cili është i pasur me acide yndyrore omega-3, që janë çelësi i shëndetit të trurit. Këto yndyra të shëndetshme kanë fuqi të jashtëzakonshme për trurin. Dieta e pasur me këto acide ndikon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga skizofrenia, por edhe te rënia mendore më e ngadaltë.

Artikull me interes :   7 ushqimet e shëndetshme që u ndihmojnë të humbni peshë

Boronica

Boronica dhe frutat e tjera të kuqe kanë antioksidantë, që janë thelbësorë për mbrojtjen e lëvores së trurit.

Avokado

Mes frutave për t’u marrë në konsideratë është edhe avokado, që përmban yndyra të veçanta, të cilat ndihmojnë të mbajnë nën kontroll qarkullimin e gjakut; ky fakt është shumë i rëndësishëm për ta bërë mendjen efikase.

Frutat e thata

Një rol i rëndësishëm është zbuluar edhe për frutat e thata, të cilat i japin organizmit sasi të konsiderueshme vitamine E, që arrin të mbrojnë arteriet.

Perimet e gjelbra

Në ushqyerjen që duhet ndjekur për të mbajtur mendjen në formën e duhur nuk mund të mungojnë si spinaqi ose brokoli që kanë veti të mira e të rëndësishme në këtë aspekt: veprojnë kundër humbjes së parakohshme të funksioneve të kujtesës.

Kafeina

Ajo ju jep atë shtytjen e parë të zgjimit edhe pse efektet zgjasin pak. Por nëse e teproni me kafeinën, do t’ju bëjë nervozë dhe jo të qetë.

Artikull me interes :   Ajo që duhet të dini patjetër për kolesterolin

Çaji

Nëse ju nuk e konsumoni kafenë, çaji i gjelbër do të ishte një alternativë e shkëlqyer. Nëse kafeja mbron trurin nga depresioni, rrit vëmendjen dhe kujtesën, antioksidantët që gjenden në çaj përmirësojnë e lehtësojnë qarkullimin e gjakut në tru.

Sheqeri

Sheqeri është burimi më i pëlqyer i fuqisë për trurin tuaj; jo sheqeri i thjeshtë por glukoza, që gjendet te sheqernat dhe karbohidratet të cilat konsumoni. Kjo është arsyeja pse një pije e ëmbël shpesh është një përforcues shumë i mirë afatshkurtër i memories, të menduarit dhe aktiviteti mendor.

Vaji i ullirit

Spërkasni sallatën tuaj me vaj ulliri ose përdoreni atë edhe për të gatuar, sepse ai do t’ju ndihmojë për ta ruajtur të shëndetshëm trurin tuaj dhe të funksionojë normalisht deri kur të plakeni. Një studim i vitit 2010 ka zbuluar se yndyrat e ngopura te vaji i ullirit, mund të përmirësojnë aftësitë e përgjithshme njohëse dhe të forcojnë memorien.

Artikull me interes :   A e dini se, llupës lind, nuk bëhesh?

Fasulet

Fasulet janë një burim i mirë energjie për trurin, së bashku me proteinat, fibrat dhe mineralet që përmbajnë, të cilat ndihmojnë në funksionimin normal të organizmit.

Uji

Dehidratimi është një ndër shqetësimet më të mëdha të njerëzve gjatë periudhave të nxehta të vitit, pasi ai mund të rëndojë trurin. Në fakt, kur ju nuk pini ujë mjaftueshëm, truri juaj zvogëlohet. Kjo do të thotë se truri ndihet i lodhur dhe punon më pak se sa kur është i hidratuar. Pini sa më shumë ujë.

Burimi: Gazeta-Shqip.com