Dhjetë ushqimet që hollojnë gjakun
Ushqimet që hollojnë gjakun kanë disa elemente konstruktive të një ushqyerje të shëndetshme, e cila është gjithçka që duhet për të zgjidhur problemet që lidhen me qarkullimin e gjakut dhe mpiksjen e tij. Ky është një aspekt i shëndetit, mbi të cilin ndikojnë në mënyrë thelbësore kushtet e mirëqenies sonë, përveç karakteristikave gjenetike.
Megjithatë, përmes një stili jete të ekuilibruar dhe një regjimi ushqimor të përshtatshëm, ju mund të ndërmerrni vërtet disa veprime të rëndësishme në drejtim të parandalimit.
- Mollët
Mollët janë të pasura me një substancë që quhet rutina, e cila ndërhyn në enzimat që çlirohen në organizmin tonë, kur gjaku mpikset në brendësi të enëve të tij. Kështu, nëse konsumoni mollë, do të arrini të parandaloni akumulimin e trombociteve që prodhojnë febrinën, proteinën e përfshirë në qarkullimin e gjakut.
- Domatet
Ata që zbuluan se si domatet arrinin të përmirësonin hollimin e gjakut ishin studiuesit skocezë, të cilët kanë bërë një studim specifik mbi këtë argument. Në veçanti, nga kjo pikëpamje, shumë të mira janë farat e domateve. Në bazë të studimit të “Roëett Institute” në Aberdeen të Skocisë, gjaku i trajtuar nga ekstrakti i farave të domateve hollohet shumë shpejt, me rezultate që mund të zgjasin edhe 18 orë.
- Specat djegës
Edhe specat djegës janë një aleat i mirë për hollimin e gjakut. E gjitha meritë e kapsaicinës, që vepron sidomos në favor të qarkullimit të gjakut në ato pjesë të trupit ku ky proces është më i vështirë.
- Spinaqi
Spinaqi është i pasur me vitaminë K, që është pikërisht substanca që ndërhyn në rregullimin e procesit të mpiksjes së gjakut, duke e bërë këtë mekanizëm që të funksionojë sa më mirë. Për t’u asimiluar sa më mirë, është e nevojshme që konsumimi i ushqimeve që përmbajnë vitaminën K, të kombinohet me vajin e ullirit.
- Vaji i ullirit ekstra i virgjër
Vaji i ullirit ekstra i virgjër përmirëson qarkullimin e gjakut ndërsa i bën mirë aparatit kardiovaskular, përderisa mban nën kontroll kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Ai reagon edhe kundër plakjes së qelizave prej radikaleve të lira.
- Arrat
Arrat arrijnë që të mbajnë nën kontroll nivelin e yndyrave në gjak dhe për këtë, së bashku me frutat e tjera të thata, janë një ushqim i rëndësishëm për të parandaluar goditjet në zemër dhe infarktin. Arrat mund të përfshihen në ushqimet e shëndetshme për t’u shtuar në dietë.
- Hudhrat
Të mirat e hudhrave për sa i përket hollimit të gjakut ndahen në dy substanca: ajoena e adenozina. Kjo e fundit është pengesë për trombozën, një komponent që ka tendencë të favorizojë agravimin e trombociteve. Pra hudhrat janë një ushqim me një sërë të mirash.
- Qepa
Adenozina gjendet edhe te qepa. Ky përbërës arrin të shmangë në gjak formimin e yndyrave, një tjetër shkak i cili mund të mpiksë gjakun. Qepa mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak.
- Manaferrat
Manaferrat ndihmojnë për të luftuar inflamacionet dhe për të pastruar gjakun. Në mënyrë që ato të shfaqin të gjithë funksionin e tyre, për të ulur kolesterolin dhe për të mbrojtur zemrën, ju duhet të konsumoni 50 gramë në ditë.
- Nato (lloj soje)
Nato është një lloj soje që bën pjesë në traditën kulinare japoneze. Në veçanti është e pasur me enzima, që quhen natokinase. Këto veprojnë mbi fibrinat, duke parandaluar mpiksjen.
Burimi: Tanta Salute Përkthimi: Gazeta-Shqip.com