KëshillaUshqime

Kujdes! Ja sa gjatë mund të ruhen ushqimet në frigorifer

Ideja që disa ushqime mund të rezistojnë gjatë në frigorifer, mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tonë.

Por, në fakt, nga frutat deri tek peshku, shumë produkte të freskëta nuk janë më të mira, pasi qëndrojnë për më shumë se 2-3 ditë në frigorifer.

Këshillat nga ekspertët e ushqimit të Institutit Good Housekeeping, mund të surprizojnë shumë njerëz, të cilët janë mësuar ta mbajnë mishin, qumështin apo gjithçka tjetër më shumë se një javë në frigorifer.

Sipas ekspertëve, peshku nuk duhet të qëndrojë për më shumë se nje ditë në frigorifer, frutat e buta jo më shumë se dy ditë. Po ashtu, mishi i ngrirë, djathi i butë dhe mishi i pulës duhet të konsumohen brenda 3 ditësh.

Artikull me interes :   Gështenjat e pjekura jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme

Madje, edhe djathi i fortë, që mendohet se mund të zgjasë shumë gjatë pa u prishur në frigorifer, sipas ekspertëve të Institutit Good Housekeeping, nuk mund të qëndrojë më shumë se nje javë në frigorifer.

Më poshtë do të gjeni një listë që tregon jetëgjatësinë e disa ushqimeve të freskëta (rezultatet mund të duken pak të habitshme nga shumë njerëz të cilët janë mësuar t’i mbajnë ushqimet më gjatë në frigorifer, megjithatë, më mirë të jemi të sigurt sesa të vuajmë pasojat pastaj).

Peshku 1 ditë

frutat e buta 1-2 ditë

mishi i prerë 2 ditë

djathi i butë, mishi i pulës, sallata 2-3 ditë

sallami 3 ditë

perimet e gjelbërta, qumështi 3-4 ditë

Artikull me interes :   Zbatoni këto 8 këshilla për të luftuar diabetin

frutat e forta 3-7 ditë

vezët, proshuta, djathi i fortë 7 ditë

salmoni i tymosur 1-2 javë

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare