Këshilla

Ushqimet më të përshtatshme për tryezën e ditëve të ftohta

Vala e ftohtë ka ardhur, me dëborë, erë dhe temperatura të ftohta. Për t’u përballur me goditjen përfundimtare të këtij dimri, ne duhet të japim trupin tonë ushqime më të përshtatshëme për ta ndihmuar atë të përgatitet për “punën e tepërt” të nevojshme për të luftuar stresin e sjellur nga ftohtësia e klimës dhe për të luftuar rrezikun e ftohjes.

Ushqimet më të përshtatshme për tryezën e ditëve të ftohta, për të ngrënë siç duhet pa shtuar në peshë janë:

Ushqim për eneregji, detyra e trupit tonë është të mbajë një temperaturë të qëndrueshme ai duhet të punojë më shumë për të ruajtur ekuilibrin e tij rreth 36-37 gradë. Kur është e ftohtë, zakonisht ndihemi më të uritur, ky është sinjali që kemi nevojë për më shumë energji.Gjëja e rëndësishme është të vendosësh gjërat e duhura në tenxhere, të kesh forcë dhe të mos shtosh në peshë. Rregulli i artë është të ushqehemi në mënyrë të plotë, të larmishme dhe të balancuar, duke kënaqur edhe shijet dhe zakonet tona. Ne duhet të konsumojmë ushqime të pasura me vitamina dhe proteina e gjithashtun duhet të rrisim paksa pjesën e karbohidrateve. Për të luftuar të ftohtin mjafton që të shtohen në ushqimin normal arra të pasura me zink dhe acide yndyrore esenciale, ose bajame, të cilat përmbajnë vitaminë E, që mund të shtohen në kos për mëngjes ose sallatë. Përndryshe, ju mund t’i jepni vetes një çokollatë të errët.

Artikull me interes :   Çfarë duhet të hani dhe pini për t’i rezistuar të nxehtit në plazh!

Pjatat e nxehta, kur është e ftohtë, ideale është të filloni ushqimin me një supë të mirë me perime të nxehtë, ideale për të ngrohur nga brenda organzmin. Një supë drithi, ndoshta integrale, është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar të ftohtin dhe në të njëjtën kohë për të eliminuar mbetjet e pranishme në trupin tonë. Mënyra më e mirë për përgatitjen e supës janë perimet sezonale.
Gjithashtu janë të shkëlqyera patatet, të pasura me vitaminë A dhe kripëra minerale dhe me fuqi të shkëlqyra të ngopjes.Pasdite ose para se të shkoni për të fjetur, përgatisim një çaj të ngrohtë aromatik dhe relaksues, ose një filxhan çaji jeshil me fuqi të lartë antioksidante.

Artikull me interes :   Ushqimet që mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës

Agrume dhe vitamina, janë aleatët e organizmit në ditët më të ftohta. Portokalli dhe limoni janë miqtë tanë më të mirë në muajt e dimrit,të cilat mund ti konsumojmë në lëngje, smoothie ose në sallatë me fruta. Kivit janë gjithashtu të shkëlqyera, shumë të pasura me vitaminë C që ndihmojnë sistemin imunitar.

Proteinat, atojanë gjithmonë të domosdoshëme, por sidomos kur është e ftohtë. Jo vetëm mish, por edhe vezë dhe peshk, sidomos ato blu, shumë të pasura me Omega 3. Gjithashtu bishtajoret si thjerrëzat, fasulet, bizelet janë shumë të pasura me hekur. Ushqimit të zakonshëm është mirë ti shtohen pak yndyra .

Prekje djegëse, për tu ngrohur nga brenda ne mund të përdorim ushqimet djegëse. Hudhrat dhe qepët janë të njohura për vlerat e tyre antibakteriale, të dobishme për mbështetjen e sistemit imunitar. Piper është një aleat i vlefshëm në ditët e ftohta sidomos ai i freskët është i pasur me vitaminë C dhe është një ndihmë e shkëlqyer kundër plakjes (si dhe kundër ftohjes). Këto vlera i përkasin edhe xhenxhefil, i cili stimulon qarkullimin e mirë dhe për këtë arsye ndihmon trupin të ngrohet. I kombinuar me lëng limoni, përdoret për të përgatitur një çaj të përsosur bimor për të luftuar ftohjet.

Artikull me interes :   Pse rozmarina duhet përdorur më shpesh në kuzhinë

Pijet, ato alkoolike duhet të shmanget.Pijet që duhen për të luftuar të ftohtin dhe të mbrohemi nga virozat janë çajrat bimor të cilët mund të përgatiten në mënyra të ndryshme dhe lëngjet e frutave të freskëta ku të dominojnë ato me vitaminë C.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare