Ushqimet e purpurta dhe fuqia e tyre antioksiduese për shëndetin tonë
Te frutat dhe perimet, e purpurta është tregues i lëndëve ushqyese të quajtura antocianinë. Ashtu si lëndët e tjera ushqyese, ato mbrojnë qelizat nga dëmtimet që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Ky është përfitimi kryesor që merrni duke konsumuar këto ushqime.
Kumbullat
Ato janë një nga ushqimet e para që njerëzit mendojnë kur flitet për ngjyrën e purpurt. Sa më e ndezur të jetë ngjyra e purpurt tek një frut, aq përmbajtje të lartë ka në antocianinë. Lëkura e tyre mund të ketë gati 20 herë më shumë antioksidues se vetë tuli i frutit .
Frutat e pyllit
Edhe pse antocianina lidhet me ngjyrën e purpurt, pigmentet mund të variojnë nga e kuqja deri tek ngjyra blu. Boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, mjedra, boronica e kuqe, manat, të gjitha kanë veti të njëjta. Ato mund të përmirësojnë shëndetin mendor dhe humorin. Studimet kanë treguar se antocianina ndihmon në komunikimin mes qelizave të trurit.
Patatet
Provoni ato me lëkurë dhe tul ngjyrë të purpurt. Përveç antocianinës, ato kanë 2- 3 herë më shumë antioksidues në total krahasuar me një patate të bardhë, që është e pasur me kalium, magnez, vitaminë C dhe fibër.
Vishnjet
Antocianina që i jep ngjyrën e kuqe të errët ndihmon për të ulur tension i lartë të gjakut dhe mbron enët e gjakut. Kjo lëndë ushqyese lehtëson gjithashtu dhimbjet e shkaktuara nga osteoartriti ose përdhesi. Vishnjet janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese të cilat të gjitha së bashku ndihmojnë në parandalimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Rrushi
Pigmenti i antocianinës tek rrushi varion nga e kuqja deri tek e kuqërremta. Rrushi përmban një lëndë ushqyese e quajtur resveratrol, që njihet gjerësisht për fuqinë e saj në mbrojtjen e qelizave kundër dëmtimeve që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Lëkura e rrushit i jep verës ngjyrën e kuqe, së bashku me substancën resveratrol.
Lulelakër
Lulelakra nuk është vetëm në ngjyrë të bardhë. Edhe pse rrallë, në treg mund të gjendet edhe lulelakër e purpurt, ngjyrë të cilën e merr nga antocianina. Përjashtuar këtij pigmenti, lulelakra e purpurt ka po të njëjtën përmbajtje në lëndë ushqyese si vitamina C, minerale etj.
Panxhari
Ngjyra e tij vjen nga antioksidues të ndryshëm të quajtur betalaine. Këto pigmente ngjyrë të kuqe dhe të verdhë i gjeni edhe tek kërpudhat dhe raveni. Këto perime janë të mira për zemrën, trurin dhe sheqerin në gjak.
Lakra e kuqe
Është më e lehtë për trupin të përdor anticianinën duke e gatuar ushqimin. Nëse do e konsumonit lakrën të fermentuar, do të mund të merrni probiotikë natyralë që ushqejnë bakteret e mira në zorrë. Kështu i jepni mundësi trupit të luftojë bakteret e këqija, të absorbojë lëndët ushqyese, të tresë ushqimin, madje të luftojë edhe ankthin.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare