Disa ushqime të shëndetshme për zemrën tuaj
Zemra, ky organ i rëndësishëm i organizmit mund të ketë funksionim të përsosur nëse ne ushqehemi në mënyrë të shëndetshme. Po cilat janë këto ushqime?
Erëzat e freskëta
Erëzat e freskëta i bëjnë shumë ushqime të tjera të shëndetshme, kur e zëvendësojnë kripën, sheqerin dhe trans-yndyrat.
Fasulja e zezë
Fasulet e zeza janë të pasura me vlera të shëndetshme për zemër: folate, antioksidues, magnez dhe fibra
Vera e kuqe
Nëse pini alkool, pak verë të kuqe është zgjidhje e shëndetshme sepse rezveratoli dhe katehinët, dy antioksidues në verën e kuqe, mund të mbrojnë muret a arterieve.
Salmoni
Konsiderohet ushqimi kryesor për një zemër të shëndetshme, i pasur me omega 3. Omega 3 e ul rrezikun për çrregullimin e ritmit dhe ul tensionin e gjakut.
Peshku ton
Mishi i peshkut ton është burim i mirë i Omega 3. Në përgjithësi kushton më lirë se salmoni. Mishi i tonit të bardhë (abakor) përmbanë më shumë Omega 3 se sa mishi i tonit tjetër.
Vaji i ullirit ekstra i virgjër
Ky vaj i prodhuar nga shtypja e parë e ullinjve është veçanarisht i pasur me polifonele dhe yndyra të ngopura që ulin nivelin e kolesterolit në gjak.
Arrat
Pak arra në ditë mund të ulin kolesterolin dhe të zvogëlojë inflamacionin e arterieve të zemrës. Arrat janë të pasura me Omega 3, yndyra të ngopura dhe fibra.
Bajamet
Bajamet shkojnë mirë me perime, peshk, mish pule, madje edhe me ëmbëlsira. Vetëm një grusht në ditë jep ndikim të dukshëm në ushqimin e shëndetshëm.
Qershitë
Këto fruta janë të pasura me antocianine, antioksidues që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut.
Boronicat
Antocianina ju jep ngjyrën e kaltër të mbyllur dhe përmirëson shëndetin. Boronicat përmbajnë acid elagjik, beta-karotinë, lutein, vitaminë C, folate, magnez, kalium dhe fibra.
Patatet e ëmbla
Janë zëvendësimi i shëndetshëm i patateve të bardha për zemrën sidomos tek personat me diabet. Kanë indeks të ulët glikemik , fibra, vitaminë A dhe likopen.
Portokallet
Ky frut i lëngshëm dhe i ëmbël përmban fibra që e luftojnë kolesterolin , pektinën, si dhe kaliumin, që ndihmon balancimin e tensionin të gjakut.
Spinaqi
Perime me gjethe jeshile është e pasur me kalium, magnez dhe minerale që ndihmojnë të kontrollohet tensioni i gjakut. Kanë edhe fibra, vitaminë A dhe antioksiduesit luteinë dhe zeaksantin, që janë të shëndetshme për zemrën.
Karrotat
Studimet e fundit tregojnë se këto perime janë ushqim që e luftojnë kolesterolin, falë sasisë së madhe të fibrave të tretshme-si ato që gjenden te drithrat.
Elbi
Provoni këtë lloj drithi integral në vend të orizit. Fibrat në elb ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe nivelin e sheqerit në gjak.
Drithrat
Drithrat në të gjitha format ndihmojnë zemrën duke ulur nivelin e LDL-së, kolesterolit të keq. Një sasi e vogël drithrash me qumësht të ngrohtë ju ngop për disa orë.
Farat e linit
Këto fara i kanë tre elementë të mirë për zemrën : fibrat, fitokimikalet e quajtura lignane dhe ALA, acide yndyrore omega 3 që gjendet në farat e kësak bime.
Jogurti me pak yndyrë
Ky ushqim ndihmon të mbahet në kontroll presioni i lartë e gjakut. Qumështi është i pasur me kalcium dhe kalium , kurse jogurti ka dyfish minerale të tilla të rëndësishme.
Kafja
Kafja e çaji ndihmojnë zemrën të mbrohet nga diabeti i tipit 2. Studimet tregojnë se personat që pijnë 3-4 filxhanë në ditë e ulin rrezikun për 25%. Të njëjtin efekt jep edhe kafja pa kafeinë.
Speci djegës
Speci djegës ndihmon në parandalimin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak. Një studim në Australi tregoi se shtimi i specit djegës në ushqim prodhon nivele më të ulëta insuline tek personat me mbipeshë.
Kripa e trashë
Kjo rekomandohet për personat me presion të lartë të gjakut. Kjo kripë ju jep më shumë shije të njelmët dhe më pak sodium sesa kripa që e përdorim zakonisht.
Burimi: Ferma ime