Si t’i kombinojmë ushqimet për një dietë dobësuese
Kjo është një çështje ndaj së cilës duhet treguar shumë vëmendje. Është shumë e rëndësishme të dini si t’i përshtatni, sepse kombinimi i ushqimeve të duhura, mund të përshpejtojë asimilimin ose e thënë ndryshe, procesin e tretjes.
Në përgjithësi, rregulli i cili duhet respektuar, është ai i çuarjes përpara të një diete, e cila mund të jetë e ndryshme. Nuk është e nevojshme të shmangni plotësisht një ushqim, vetëm sepse dyshoni se ai ju shëndosh. Zgjidhja e duhur është kombinimi i ushqimeve në mënyrën më të mirë, duke preferuar sidomos perimet e sezonit.
Për më tepër lexoni më poshtë, se si duhet të veproni:
Frutat dhe drithërat
Frutat e thata, ato të freskëtat ose mjalti, mund t’u shtohen drithërave, sidomos atyre integrale, për parandalimin e shumë sëmundjeve. Një studim i publikuar në “Nutrition Journal” nga studiuesit e universiteti “Autonoma di Querétaro” në Meksikë, ka shpjeguar se drithërat kanë efekte shumë të mira për shëndetin tonë, sidomos nëse hahen në mëngjes.
Drithërat dhe bishtajoret
Kombinimi i drithërave me bishtajoret do të mund të favorizonte tretjen, ndërkohë që duhet të shmangni bashkimin e bishtajoreve me qumështin, djathin, vezët, mishin dhe peshkun, sepse përbërja e aminoacideve në këto dy lloje ushqimesh, është shumë e ndryshme dhe për pasojë mund të verifikohen probleme në tretje.
Proteinat
Për sa u përket proteinave, duhet të bëni kujdes, sepse ato me origjinë shtazore të ndryshme, nuk duhen ngrënë së bashku, kështu që absolutisht në ngrënie nuk duhet të kombinoni mishin me djathin, mishin me peshkun, vezën dhe peshkun. Këto lloj kombinimesh nuk këshillohen që të mos zgjatet shumë koha e tretjes.
Bishtajoret dhe perimet
Bishtajoret duhet të shmangen edhe me perimet, si për shembull: me domatet, sallatën, kungullin dhe patëllxhanin. Të gjitha janë ushqime të pasura me fibra, të cilat favorizojnë procesin që kryejnë zorrët, ndërsa i lejojnë organizmit të pastrohet më thjeshtë.
Karotat
Karotat do të shkojnë shumë nëse do të konsumohen të ziera dhe të marinuara me vaj. Kombinimi i karotave dhe yndyrave, mund të jetë i rëndësishëm, sepse, kur gatuajmë perime, vitaminat kanë tendencë të zhduken. Ndërkohë që me veprimin e yndyrave, ndodh veprimi i ruajtjes së po këtyre vitaminave. Një strategji do të ishte ajo e bashkimit të perimeve të ziera me një të papërpunuar, për të kompensuar humbjen e kripërave minerale, që humbasin gjatë gatimit.
Perimet
Perimet mund të konsiderohen si ushqim asnjanës, ndaj për këtë duhen shoqëruar me karbohidrate dhe proteina. Ndër të tjera, duke qenë të pasura me vitamina dhe minerale, ato do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur shumë më shpejt dhe kështu do t’ju bëjnë të hani më pak. Frutat dhe perimet janë ideale për t’u ndier mirë, ndaj ato duhet të jenë gjithnjë të pranishme në tavolinë.
Kombinimet gjatë vakteve kryesore
Ja disa nga kombinimet e pjatave gjatë tre vakteve më të rëndësishme:
Mëngjesi:
Bashkë mund të konsumoni drithërat integrale, frutat, qumështin ose kosin.
Dreka:
Mund të hani një racion makarona ose pilaf, duke i shtuar diçka të lehtë, si domate ose perime të stinës. Si pjatë të dytë mund të preferoni atë me bazë mishin, peshkun ose vezët, gjithmonë të shërbyera me perime.
Darka:
Për darkë këshillohen ushqime të lehta, për të mos vështirësuar procesin e tretjes. Mund të përgatisni zarzavate me spinaq, lakër jeshile. Perimet e shijshme si karota, domatet e grira, me pak uthull dhe vaj ulliri, krijojnë një pjatë mjaft të shëndetshme. Mund t’i shtoni djathë, proshutë ose çfarëdo gjëje tjetër të këtij lloji që ju pëlqen, por në sasi të vogël. Ndërkohë, këtë sallatë mund ta shoqëroni edhe me një panine të vogël.
Burimi: Gazeta-Shqip.com