Uji multivitaminoz për të pastruar helmet dhe për lëkurë të bukur
Kombinimet që mund të bëni me ujin e pastër, janë gjëja më e thjeshtë dhe më e shëndetshme që ju merr vetëm pak minuta, por efekti është fantastik.
Largon helmet nga trupi, shton nutrientët, madje ndihmon edhe në humbjen e peshës tuaj. Shkojmë direkt me kombinimet:
Receta e parë:
2 litra ujë
1 grapefruit ose qitro (ose limon)
1 portokall
1 kastravec mesatar
10 gjethe mente
Akull sipas dëshirës
I presim në fleta dhe i vendosim në frigorifer për dy orë.
Pastaj brenda ditës konsumojmë komplet ujin multivitaminë.
Receta e dytë:
2 litra çaj jeshil,
10 gjethe mente,
1 lime (limon jeshil)
Akull
Lihen për dy orë edhe këto në frigorifer dhe pihen gjatë ditës.
Ndihmojnë shumë në shkrirjen e dhjamit, ndihmojnë tretjen, luftojnë dhimbjet e kokës, etj.
Receta e tretë:
2 litra ujë,
3 kivi,
4 luleshtrydhe,
Akull.
Priten në fleta dhe vendosen në frigorifer për dy orë. Pihen gjatë ditës. Promovojnë shëndetin kardiovaskular, mbrojnë sistemin imun, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmojnë tretjen.
Receta e katërt:
2 litra ujë,
1 kastravec mesatar,
1 limë,
1 limon,
Akull
Procedura si më lart, pra në frigorifer për dy orë dhe pihet gjatë ditës.
Ndihmon në humbje peshe, redukton fryrjen në stomak, kontrollon urinë, hidraton dhe ndihmon tretjen.
Receta e pestë:
2 litra ujë,
1 limon,
1 limë
1 portokall
Akull.
Futen në frigorifer për dy orë dhe pihen gjatë ditës. Promovon tretjen, mbron sistemin imun, ndihmon zemrën dhe tretjen.
E veçanta e të gjithë këtyre recetave
Ato ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira, kështu edhe lëkura jonë shkëlqen dhe duket më e re.
Burimi: Mësimet e Diolës