Truk për gatimin e simiteve të shijshme: Si ta bymeni brumin?
Pogaçet, picat dhe buka të gatuara nga brumi i bymyer janë më të shijshme. Ndikojnë shumë faktorë nëse do t’i bëni të mira simitet.
Më e rëndësishmja është që brumi të bymehet mirë dhe për ta arritur këtë, ena në të cilin ngjeshim tharmin nuk bën të jetë i ftohtë, por i ngrohtë.
Nëse dëshironi që brumi të jetë i lëngshëm, sasinë e qumështit që hidhni në të zëvendësojeni me jogurt ose me kos. Nëse doni brumë të lehtë, përdorni miell nishesteje.
Edhe mielli i bluar butë bën që brumi të bëhet i lehtë, derisa miellin e bluar egër mund ta përdorni për peta.
Nëse nuk jeni të sigurt se cilin miell ta përdorni në cilën simite, përgatitni përbërjen nga gjysmë mielli të bluar egër dhe gjysmë të bluar butë.
Të gjithë përbërësit duhet patjetër të jenë në temperaturë dhome.
Për brumë të ëmbël hidhni 500 g miell në enë, bëni në mes një gropë, thërrmoni brenda pak tharm dhe përziejeni me 60 g sheqer, 100 ml qumësht të vakët dhe me pak miell. Lëreni atë “parabrumë” që të bymehet rreth 15 minuta.
Parabrumit shtoni 100 ml qumësht të vakët, 100 g margarinë të butë, kripë sa mund të kapet me gishta dhe 1 vezë.
Përziejeni me mikser derisa brumi të fillojë të ndahet nga muret e enës. Pastaj ngjishni mirë me dorë në tavolinë pune në të cilën keni shtruar një shtresë të hollë mielli.
Hidheni brumin në enë dhe mbulojeni me qese apo me pecetë të pastër kuzhine. Në këtë mënyrë e mbroni nga ajri dhe pengoni që shtresa e sipërme të thahet, të forcohet, përkatësisht që brumi të mos bymehet.
Futeni enën në vend të ngrohtë, për shembull në furrë (në 50 gradë, pa ventilim të ajrit, ndërkaq dera e furrës duhet të jetë pak e hapur). Lëreni që brumi të bymehet derisa të dyfishojë vëllimin.
Kjo zgjat nga 45 deri në 90 minuta, varësisht nga brumi.
Zhvendoseni edhe një herë brumin dhe vëreni në formën që dëshironi. Lëreni të bymehet edhe 30 minuta.
Burimi: Telegrafi