Trajtimi bimor për parandalimin e parazitëve në zorrë
Parazitët në zorrë janë shumë shqetësues për të gjitha moshat pasi shkaktojne probleme në organizëm si: anemia, rritje e toksinave në organizëm, infeksione, dobësim i sistemit imunitar. Përhapja e vezëve të parazitëve në organe të tjera apo në tru (ndodh në disa raste) krijon probleme serioze edhe më të rënda.
Për ti parandaluar parazitët në zorrë është e rëndësishme:
- të sensibilizojmë veten dhe femijet sidomos në mosha të vogla për larjen e shpeshtë të duarve.
- përdorimi i disinfektanteve të duarve kur prekim dorezat e dyerve, ashensor, shkallë, etj.
- higjena personale maksimale dhe ndërrimi i çarçafeve dhe këllefit të jastëkut sa më shpesh.
- kujdesi me frutat dhe perimet, sallatat që konsumohen të freskëta, larja e tyre me ujë me sodë.
- konsumi i produkteve të mishit të marinuar rrit rrezikun ndaj parazitëve, në rast se keni pasur infeksione të shpeshta është më mirë të konsumoni mishin e zier mirë.
- konsumi i farave të frutave, mollë, kajsi që kanë shije të hidhur.
- konsumi i rregullt i qepës dhe hudhrës së freskët në sallatë.
Gjithashtu këshillohet pirja e një çaji miks dhe vaji për tretjen. Ndihmon në pastrimin e parazitëve në zorrë tek fëmijët dhe të rriturit. Këshillohet të përdoret edhe në rast se doni të bëni një pastrim të mirë të zorrëve.
Për individet që kanë probleme kronike me parazitët, rekomandohet një konsultë.
Burimi: Ylli Merja