Ushqime

Tavëll cigaresh? Jo, është një ëmbëlsirë e pregatitur nga Ben Churchill i cili njihet si iluzionisti i ushqimit

“Mos e gjyko një libër nga kopertina” është një shprehje që vlen më shumë se kurrë kur bëhet fjalë për ëmbëlsirat që pregatiten nga shef Ben Churchill pasi ato janë krejt e kundërta e atyre që sheh syri.

Do ta kishit imagjinuar ndonjëherë një ëmbëlsirë si tavëll me bishta cigaresh, sfungjer për larjen e enëve apo si portokall i mykur?

Jo vetëm kaq por duart e shef Ben Churchill realizojnë edhe “perime” që në fakt janë fruta por sigurisht kurrë ato që ti mendon se janë.

Por magjia e këtyrë embëlsirasve nuk mbaron me kaq pasi pasticieri i talentuar anglez nuk ndalet por krijon shumë lloje frutash që kanë tjetër pamje nga shija që ofrojnë.

Artikull me interes :   Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni gjatë verës

Me pak fjalë një mollë apo një dardhë nuk është asnjëherë e tillë kur ju serviret në tavolinë nga shef Ben Churchill në qytetin St.Albans në veri të Londrës i cili ka botuar edhe librin e tij të parë Food Illusions vol.1.

Disa nga realizimet e tij mund ti shihni në këtë galeri fotosh ose në profilin e tij në Facebook ose Instagram.

This slideshow requires JavaScript.