Ushqehuni me superdrithërat e bëra vetë
Drithërat e përziera me fruta që shoh nëpër markete, nuk më mbushin shumë syrin pasi kur lexoj përmbajtjen, më duket se shoh më shumë një kuti sheqeri e konservuesish të përpunuar me sheqer të shtuar. Por shumë joshëse gjithsesi.
Mos e vështirësoni veten duke ngrënë mëngjese të tilla të sheqerosura. Ose së paku blini ato pa fruta dhe sa më të thjeshta.
Ndërkohë ja një ide se si të bëni një tas me superdrithëra në shtëpi.
- 2 lugë gjelle fara chia ( zhytini më parë 30 min në ujë),
- 2 grushta me fruta arrore ose bajame, lajthi, arra,
- 1 lugë gjelle me fara luledielli,
- 1 lugë gjelle fara kungulli,
- 1 lugë çaji kanellë
- 1 lugë gjelle me kokos të grirë.
- Shtoni copëza frutash stinore sipas dëshirës, psh banane, mollë etj.
Shërbejini me qumësht ose kos.
Jam e bindur që do më falenderoni pasi t’a provoni.
Burimi: Diola Dosti, nutricioniste, dietologe