Receta

Supë me fasule të zezë

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji gjalpë
  • 1 qepë, e prerë hollë
  • 2 thelpinj hudhër, të shtypur
  • 2 kërcell selino, të prerë
  • 2 karota, të prera
  • 1 spec i vogël, i prerë
  • 1 ½ filxhanë me ujë, ose pak më shumë për të holluar supën
  • 800 gr fasule të zeza, të ziera paraprakisht dhe të thara
  • 1.5 lugë gjelle lëng limoni
  • Kripë dhe turmeric për shije sipas dëshirës

Përgatitja:

1.Në një tenxhere të madhe, vendosur mbi sobë me temperaturë mesatare, gatuani qepët, karotat, selinonë, hudhrat dhe specin e kuq së bashku me gjalpin. Lerini rreth 10 minuta, ose deri sa perimet të jenë zbutur.

2.Kalojini perimet e gatuara në blender, shtoni ujin dhe rreth ¼ e masës së fasuleve të ziera dhe krijoni një masë konsistente pureje.

Artikull me interes :   Supë me kungull e qiqra, karrotë dhe selino

3.Rikthejeni përsëri masën e krijuar tek tenxherja, me temperaturë mesatare-të lartë, dhe shtoni fasulet e tjera të zeza, turmeric, kripën dhe lëngun e limonit.

P.s: Në rast se dëshironi një supë më të hollë, mund të shtoni edhe pak ujë. Gjithashtu ndihuni të lirë për të hedhur në këtë supë edhe erëza të tjera sipas dëshirës dhe shijes.

Burimi: mia.al