Supë me brokoli
Përbërësit:
– 1 kokë brokoli
– 1 qepë e kuqe
– 5 thelpinj hudhër
– 1 domate
– Vaj ulliri
– Kripë
Përgatitja:
1) Prisni brokolin në copa të vogla dhe vendoseni në tavë. Shtoni qepën dhe domaten e prerë në katër pjesë dhe më pas hudhrat.
Spërkatni sipër perimet me vaj ulliri dhe kripë.
2) Në furrën e ngrohur paraprakisht në 200°C futni tavën deri sa brokolit të fillojnë të bëhen krokante.
3) Pasi t’i hiqni nga furra, vendosni brokolit në një tenxhere te vogël me ujë dhe lerini deri sa uji të ketë marrë valë dhe brokolit të marrin ngjyrë jeshile të hapur.
4) Ndërkohë perimet e tjera hidhini në blender dhe prisni deri sa të bëhen brokolit për t’i shtuar dhe ato tek blenderi.
5) Vazhdoni procesin e miksimit deri sa të gjitha perimet të jenë bërë një masë e njëtrajtshme dhe shtroni nga uji i brokolit për ta holluar supën sipas dëshirës tuaj.
Burimi: mia.al