Sugjerimi i Anila Kalleshit për drekën: Supë me spinaq, selino dhe avokado
Spinaqi ka shumë vitamina, minerale dhe klorofil që garantojnë veti antioksiduese, pastruese dhe laksative.
-Ka aftësi antioksiduese
-Parandalon sëmundjet kardiovaskulare pasi përmban vitaminat B dhe C
-Spinaqi përmban acid folik në sasi të mëdha.
-Gjithashtu spinaqi ka karotenoidët, klorofil dhe lutein. Kjo e fundit shërben për mbrojtjen e syve.
-Celuloza ndihmon si laksativ.
-Spinaqi forcon imunitetin
-Parandalon astmën
-Zvogëlon presionin e gjakut
-Ndihmon mjaft mirë organizmin tek personat me anemi
Receta e supës me spinaq
Përbërësit:
1 qese e vogël me spinaq
1 kërcell selino
1/2 kastravec
1/2 filxhan mango
2 thelpinj hudhër
1/4 avokado e shtypur mirë
1/2 filxhan ujë.
Përgatitja:
Në një tenxhere mjafton të pëzieni të gjithë përbërësit. I lini të ziejnë për rreth 30 minuta. E lini të ftohet disi dhe më pas mund ta shijoni.
Ju bëftë mirë!
Burimi: Phd. Anila Kalleshi / Dietologe klinike