Studimi: Larja e enëve ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë
Më në fund, burrat kanë një justifikim shkencor për t’iu shmangur sportit të rëndë si larja e enëve.
Gazeta e Shoqatës Amerikane e Zemrës publikoi të martën një studim nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego.
Studimi mati aktivitetin fizik të mbi 5,400 grave të moshës 63 deri në 97 vjeç. Por mos u fiksoni pas faktit se studimi u krye te gratë në moshë të madhe, sepse të gjithë e dimë që gratë nuk e tregojnë moshën.
Ata zbuluan se gratë që kryenin aktivitete rutinë si punët e shtëpisë, gatimin dhe kopshtarinë kishin një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës.
Ata thonë se aktivitetet e tjera si dushi mund të jenë gjithashtu shumë të dobishme për shëndetin kardiovaskular të të moshuarve.
Burimi: PuneBurrash.com