Shëndet

Siguria ushqimore, certifikatë veterinarie për tregtimin e midhjes

Tregtimi i midhjes në vendin tonë tashmë është edhe më i sigurt, pasi çdo tregtim i saj do të shoqërohet me një certifikatë veterinarie.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në hapjen e sezonit turistik në Vlorë, bëri me dije se tregtimi i midhjes në vend është edhe më i disiplinuar dhe në prag të sezonit turistik është vendosur një regjim i fortë i tregtimit të midhjes.

“Ky vit do të jetë një vit ku natyrisht prodhimi dhe tregtimi i midhjeve tona është shumë më i disiplinuar, kemi vendosur prej disa javësh, i kemi paraprirë sezonit, me vendosjen e një regjim shumë të fortë të shoqërimit të midhjeve që tregtohen në njësitë tona të shoqëruara me certifikatat veterinare.

Artikull me interes :   OBSH: Të mbrojmë fëmijët nga reklamat e ushqimeve të thata

Në të kaluarën kjo neglizhohej na u desh shumë punë dhe shumë forcë për të ndërgjegjësuar njësitë e shërbimeve që shpresoj se do të mbajnë këtë  ritëm përgjatë gjithë sezonit turistik”, theksoi Peleshi.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare