Si të zgjidhni vendin më të përshtatshëm për të ngrënë, në bazë të shenjës së horoskopit
Zodiaku gjithashtu ka një zë edhe në zgjedhjen e vendit për të ngrënë jashtë shtëpisë. U ndodh të gjithëve që nuk kanë dëshirë të gatuajnë në shtëpi ose duan që të organizojnë një mbrëmje me miqtë dhe të shkojnë jashtë për darkë. Megjithatë, kur është fjala për zgjedhjen, nuk është gjithmonë e lehtë të jemi të gjithë në një mendje. Ka nga ata që i kushtojnë vëmendje cilësisë së ushqimit, sasisë dhe ka të tjerë që kujdesen për çmimin.
Si mund të na ndihmojnë Yjet në këtë situatë?
Në bazë të shenjës së zodiakut, horoskopi na tregon vendin më të përshtatshëm për të shkuar.
DASHI – Ju jeni një person i thjeshtë dhe për ju gjëja më e rëndësishme, që zgjidhni kur dilni për darkë, është shoqëria. Ju nuk mund të qëndroni shumë kohë larg miqve tuaj dhe ju gjithmonë shtroni tavolina të mëdha. Lokalet në të cilët ndiheni më rehat janë pa dyshim ‘pub’-et, veçanërisht ato ku shërbehet birra artizanale e prodhuar në vend. Ju mund të zgjidhni hamburger klasik me patate të skuqura ose brusketa të shijshme për t’i ndarë me mysafirët tuaj.
DEMI – Për ju, ushqimi është një çështje serioze dhe kur shkoni në darkë, ju përqendroheni në cilësinë dhe sasinë e asaj që hani. Nëse shkoni në ndonjë qytet që nuk e njihni, mund t’ju ndodh të hani vetëm dhe të zgjidhni restorantet që ofrojnë pjata tipike lokale. Ideal për ju është restoranti: jo vetëm që mund të hani ushqimet e bollshme dhe të shkëlqyera, por edhe fatura në fund nuk është aq e kripur. Është gjithashtu e rëndësishme që ju të rekomandoni një verë të mirë që të përputhet me atë që hani.
BINJAKËT – Ju jeni një person në modë dhe zakonisht zgjidhni të shkoni për të ngrënë në vende të modës në qytetin tuaj, ku sigurisht që keni mundësi të shoqëroheni me shumë njerëz të rinj. Ndër propozimet tuaja më të shpeshta është restoranti japonez, por ju nuk jeni një adhurues i madh i formulës “gjithçka mund të hani” dhe jeni të bindur se duke shpenzuar pak më shumë, cilësia e peshkut është më e mirë. Duke shkuar shpesh në të njëjtin lokal, çdo herë eksperimentoni me pjata të ndryshme dhe krijoni miqësi me të gjithë kamerierët.
GAFORRJA – Juve nuk ju pëlqen të dilni për darkë jashtë, sepse, për të lëvizur gjithë familjen tuaj, duhet të organizoheni mirë përpara. Kur miqtë ose të afërmit ju propozojnë të kaloni një mbrëmje së bashku, ju shpesh propozoni të organizoni një darkë në shtëpinë tuaj dhe për këtë arsye keni nevojë për një shtëpi komode dhe të bollshme. Nëse vërtet nuk doni të gatuani, porositni diçka në rostiçerinë tuaj të besuar. Ëmbëlsirat nuk mund të mungojnë kurrë dhe ju preferoni ta bëni atë në shtëpi ose t’ua përgatisë ndonjë nga mysafirët tuaj të preferuar.
LUANI – Për ju të dilni për darkë do të thotë të zgjidhni vendin ku gatuajnë pjatat tuaja të preferuara ose mish. Ideale për ju janë pa dyshim shtëpitë e biftekëve, restorante të specializuara në biftekë dhe mish të pjekur në skarë. Pas zgjedhjes së vendit, çmendeni kur të ftuarit tuaj ju lejojnë të zgjidhni menunë edhe për ta. Me mish nuk mund të mungojë një verë e kuqe e cilësisë së lartë dhe e zgjidhni ju edhe atë. Nëse keni mundësi, ju gjithashtu dëshironi të paguani faturën e të tjerëve.
VIRGJËRESHA – Të darkosh me ju jashtë mund të jetë shumë e vështirë, sepse ju shpesh ankoheni për çdo gjë: ajri i kondicionuar ju bezdis, fëmijët e tavolinës pranë bëjnë shumë zhurmë, çmimet e menusë janë shumë të larta, apo cilësia e ushqimit është e dobët . Një zgjidhje që mund të jetë e mirë për kërkesat tuaja të përpikta është bistro, një vend që ka më shumë pamjen e një bari sesa një restorant që ka çmime të përballueshme. Në pastrimin e takëmëve ju jeni absolutisht të papërkulur.
PESHORJA – Ju jeni një adhurues i madh i jetës shoqërore dhe shpesh organizoni mbrëmje me miqtë për darkë. Me udhëzuesin ‘Michelin’ në dorë, ju mund të admironi një restorant elegant dhe të rafinuar, që ju bën të dukeni mirë me të ftuarit. Mos i kushtoni vëmendje vetëm pamjes suaj, por edhe njerëzve të ulur pranë tryezës suaj. Para një darke të rëndësishme, ju do të jeni në gjendje të studioni të gjitha rregullat e etikës (në disa raste ju tashmë i njihni ato që nga fëmijëria juaj).
AKREPI – Kur doni, ju mund të jeni shumë i shoqërueshëm dhe ju pëlqen të organizoni mbrëmje argëtuese me disa njerëz të besuar dhe të dashur. Zgjidhni vende që nuk janë shumë të ndritshme dhe ju shkëlqejnë sytë kur tavolina juaj ndizet nga qirinj. Ndër vendet që preferoni të shkoni për darkë, definitivisht është restoranti meksikan, ku mund të shijoni kuzhinën pikante. Pas disa gotave sangri, mund të filloni të thoni diçka për jetën tuaj private.
SHIGJETARI – Nëse varet vetëm nga ju, ju do të dilnit për darkë çdo ditë me miqtë tuaj ose me familjen tuaj ose me partnerin tuaj. Ju pëlqen të rrini ulur dhe të qetë duke biseduar dhe duke ngrënë, ndërkohë që dikush shërben pjatat në tavolinën tuaj dhe pas darkës, do i duhet të rregullojë dhe pastrojë gjithçka. Gjatë udhëtimeve tuaja ju keni shijuar pjata të ndryshme, por vendi që preferoni mbetet piceria. Para një pice të mirë ju keni përshtypjen se të gjithë bëhen më miqësorë dhe më të mirë!
BRICJAPI – Kur është fjala për të shkuar jashtë për të ngrënë, ju duhet të merrni në konsideratë tre faktorë shumë të rëndësishëm që ju përkasin juve: ju nuk jeni një person veçanërisht lakmitar, shumë herë ju preferoni të hani hareshëm në vetmi dhe nuk doni të shpenzoni shumë. Mund të kënaqeni edhe në një fast food ku mund të hani shpejt një sanduiç ose një copë të vogël pice, duke kursyer kohën dhe sidomos paratë tuaja. Ju gjithashtu keni zakonin e mirë që merrni me vete gjithmonë një shishe uji nga shtëpia.
UJORI – Ju gjithmonë doni të dilni nga turma, edhe kur dilni jashtë për darkë gjithmonë sugjeroni restorante ku mund të hani diçka të ndryshme nga ushqimet e përditshme ose nga ato që ju mund të hani në shtëpi. Ndër vendet tuaja të preferuara është restoranti etnik dhe restoranti vegjetarian. Ju nuk keni frikë të eksperimentoni me përbërës misteriozë dhe t’i shtyni edhe të ftuarit tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.
PESHQIT – Në kuzhinë ju jeni një person shumë kapriçoz. Ka kaq shumë ushqime që nuk ju pëlqejnë, ushqime të tjera që jeni alergjik dhe të tjera që ju pëlqejnë të gatuara vetëm në një mënyrë të caktuar. Pëlqeni mëngjesin e vonë dhe aperitivët sepse ato ju lejojnë të hani shumë gjëra të ndryshme dhe në sasi të vogla. Në këtë mënyrë mendoni që nuk vihet re nëse lini diçka në pjatë. Vendet më të përshtatshme për këto ushqime janë ‘lounge bar’, ku mund të hani dhe të pini diçka nën ritmet e muzikës.
Burimi: Gazeta-Shqip.com