Këshilla

Si të shpëtoni nga astma duke ndjekur këto këshilla

Astma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes e karakterizuar nga kriza periodike që shfaqen kryesisht me probleme në frymëmarrje dhe spazma bronkiale, të cilat variojnë në ashpërsi dhe frekuencë nga një person, tek tjetri.

Simptomat e astmës përfshijnë teshtima, kollë, dhimbje gjoksi dhe frymëmarrje të shpeshtë. Këto simptoma mund të shfaqen disa herë brenda ditës apo javës dhe mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik, natën, etj.

Astma shkaktohet nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë. Këta faktorë ndikojnë në ashpërsinë e astmës dhe mënyrën se si reagon ndaj medikamenteve. Kjo marrëdhënie është shpesh komplekse dhe e vështirë të kuptohet. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, kontrolli i gjendjes aktuale të astmës është një hap i domosdoshëm dhe është në përgjegjësinë e profesionistëve shëndetësorë më shumë sesa të pacientëve.

Artikull me interes :   Çfarë ndodh me qafën nëse shikoni shumë celularin?

Për fat të mirë ka disa mjete efektive, natyrale për trajtimin e astmës dhe parandalimin e sulmeve. Para së gjithash filloni me përmirësimin e shëndetit të zorrëve, duke ruajtur një peshë të shëndetshme, duke kufizuar ekspozimin ngacmues, duke marrë vitaminën D dhe duke reduktuar alergjitë e ushqimit.

Nëse doni të hiqni plotësisht alergjitë dhe astmën, ju duhet të aplikoni një dietë antiinflamatore. Shmangni produktet e qumështit të pasterizuar, sheqerin, kokrra gluteni, yndyrna të hidrogjenuara dhe vajra perimesh të përpunuara, kikirikë etj. Të gjitha këto ushqime mund të kontribuojnë në formimin e mukusit të tepërt në trup dhe të stimulojnë inflamacionin.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare