Si të pregatisni supë detox
Kjo recetë ndihmon në pastrimin e organizmit nga toksinat ndaj për këtë arësye është mirë që të mos përdoret fare vaj në gatimin e kësaj supe.
Përbërësit:
1/2 e një qepë të kuqe e grirë
2 hudhër e grirë
3 gjethe selino të grira
3 karrota të mesme
1 kokë e vogël e brokolit
1 filxhan domate të copëtuara
1 lugë gjelle xhinxher të freskët pa lëkure dhe të grirë
1 lugë çaji shafran i Indisë (tumerik)
1/4 lugë çaji kanellë
1/8 lugë çaji piper i kuq,
Kripë, piper i zi
6 gota uji
2 filxhanë kale, të copëtuar
1 filxhan lakër të kuqë të grirë
1/2 filxhan caji lëng limoni të vogël
Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe, shtoni ujin dhe vendoseni në stofë me nxehtësi mesatare. Pasi është e nxehtë, shtoni qepën dhe hudhrën.
Lëreni për 2 minuta, dhe trazojeni herë pas here. Shtoni selinon, karrota, brokoli, domate dhe xhinxher të freskët.
Trazojeni dhe lereni te zjeje për 3 minuta, duke shtuar ujë shtesë (një tjetër filxhan 1/4). Shtoni piperin, kanellën, tumerikun dhe kripë e piper për shije.
Shtoni në supë ujin e ngelur dhe lereni te zieje. Uleni nxehtësinë dhe pak dhe lereni te zierje për 10-15 minuta ose derisa perimet janë të buta.
Shtoni lakren dhe lëngun e limonit afër 2-3 minutat e fundit të zierjes.
Ju bëftë mirë
Burimi: Mia Organic