Si të pregatisni snack të shpejtë me fiq për pasditen tuaj
Keni menduar se cfare do të konsumoni sot pasdite? Mos haroni që është sezoni i fiqve të freskët dhe natyrisht nuk duhet të mungojë një recetë që të këtë si përbërës dhe fikun e freskët.
Bashkë me gotën tuaj të cajit ose filxhanin e kafes, duhet të jetë i pranishëm dhe një snack super i shijshëm dhe shumë i lehtë për tu pregatitur, si receta e mëposhtme.
Përbërësit për 6 Snack:
– kos dhie 250ml, të përzier me ¼ lugë kripë
– trumzë (sipas dëshirës)
– 6 feta bukë thekre,
– 4-6 fiq të pjekur, i ndarë në feta
– Pak mjaltë të lëngshëm për ta servirur.
Pregatitja:
1- Merrni bukën e thekrit dhe lyejeni me kosin e dhisë që e keni përzier paraprakisht me pak kripë.
2- Shtoni pakëz trumzë nëse ju pëlqen.
3- Vendosni 2-3 feta fiq në secilën fetë.
4- Shtoni ½ -1 lugë kafeje mjaltë përpara se ta servirni!
Ju bëftë mirë!