Si të pregatisni sanduiç me spinaq dhe avokado
Një kombinim veror dhe shumë i shijshëm është një sanduiç që ka në përbërje, avokado, fiq, spinaq dhe pak djathë të bardhë.
Përbërësit:
1) 2 feta bukë integrale,
2) 1-2 fiq të freskët, të prerë në feta
3) 1/2 avokado e prerë në feta,
4) 1/4 filxhan spinaq i freskët,
5) pak djathë i bardhë,
6) 1 lugë kafeje gjalpë.
Pregatitja:
1- Në një fetë bukë shtrojmë përbërësit e mësipërm dhe i vendosim fetën tjetër të bukës sipër.
2- Në një tigan që nuk ngjit, vendosim pak gjalpë dhe e lëmë të ngrohet.
3- Vendosim mbi gjalpë sanduiçin dhe e thekim mirë nga të dyja anët, derisa buka të marrë ngjyrë.
4- Vendoseni në pjatën tuaj të preferuar dhe shijojeni!