Receta

Si të përgatitni sallata të larmishme shpejt dhe lehtë

Nëse jeni në dietë apo thjesht doni të ushqeheni shëndetshëm, nuk keni përse t’u përmbaheni sallatave të zakonshme dhe që mund të mos e entuziazmojnë më stomakun tuaj. Mësoni recetat e reja, të cilat do t’ju lënë pa mend.

Sallatë pikante me karotë

Futni në mikrovalë një tas me çerek litri ujë dhe karota të prera me hudhër të grirë hollë. Prisni derisa të jenë zbutur paksa. Kulloni ujin, hidhini sipër lëng limoni, vaj ulliri, kripë, spec të kuq të tharë dhe majdanoz.

Sallatë aziatike me mollë

Përzini uthull orizi me limon jeshil, si dhe shtoni kripë, sheqer dhe salcë peshku. Pas kësaj shtoni edhe mollë të prera xhulien, qepë të njoma dhe nenexhik.

Sallatë me domate dhe nektarina

Prisni në copa domate dhe nektarina. Po ashtu prisni imtë një qepë të kuqe. Spërkateni me uthull molle dhe vaj ulliri. Shtoni sheqer, kripë dhe piper.

Sallatë me bishtaja

Kombinoni bishtajat me qepë të kuqe të grira. Hidhini sipër mustardë me erëza, uthull vere të kuqe, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Sallatë me erëza

Përzieni një pjesë lëngu limoni me tre pjesë vaj ulliri. Shtoni kripë dhe piper. Trazojini me kopër, borzilok, erëza të ndryshme dhe lakër.

Sallatë me kungull dhe makarona

Skuqni me pak vaj ulliri kunguj jeshilë dhe të verdhë, si dhe qepë të njoma. Lërini në zjarr derisa të zbuten. Miksojini me makarona shumë të vogla, majdanoz, djathë dhie, kripë dhe piper.

Sallatë lakre me shampanjë

Artikull me interes :   Guacamole, një recetë klasike meksikane dhe shumë e shijshme

Përzieni së bashku një tretësirë uthulle shampanje me tri pjesë të vajit të ullirit. Shtoni të zakonshmet kripë dhe piper. Trazojini mirë me lakrat e Bostonit.

Sallatë me fruta dhe lakër

Miksoni thela pjeshke me kubikë shalqiri, si dhe lakërishte. Spërkatini sipër me vaj ulliri dhe lëng limoni, shtoni dhe kripë e piper.

Sallatë Cezar

Bëni pure me hudhrat e grira, sardelet, lëngun e limonit, salcën Ustër, kripë, piper dhe një të kuqe veze. Ndërsa makineria i trazon së bashku shtoni ngadalë çerek filxhani vaj ulliri. Mos harroni të futni në pjatë sallatën fletëgjatë (Romaine), si dhe djathë parmixhan. Në fund hidhini bukë të thekura të prera në kubikë.

Sallatë me ton peshku

Përzieni fasule, kaperi, kërpudha turshi, selino dhe ullinj. Trazojini me mustardë, lëng limoni, kripë dhe piper. Sipër shtojini domate të vogla dhe ton peshku me vaj.

Sallatë me domate dhe nenexhik

Disa domate, të cilat i keni prerë në përmasa as të vogla as të mëdha, spërkatini me kripë, piper dhe shtojini qepë të kuqe të prera. Lërini mënjanë për 5 minuta. Hidhini sipër nenexhik, vaj ulliri dhe uthull vere të kuqe.

Sallatë me mango

Trazoni një lugë gjelle lëng limoni me mjaltë, shtojini xhenxhefil të grirë dhe çerek filxhani vaj ulliri. Pastaj shtoni pulë të pjekur, miks jeshillëqesh dhe mango të grirë.

Si të përgatitni një sallatë të shëndetshme?

Jo të gjitha sallatat janë të shëndetshme, sepse varet se çfarë kemi hedhur brenda tyre. Nëse shtoni përbërësit e gabuar, do të konsumoni një racion të mbushur me kalori dhe yndyra. Ja se çfarë duhet të kini kujdes kur i përdorni sallatat për të ngrënë shëndetshëm dhe për të mos marrë shumë kalori.

Artikull me interes :   Speca të mbushur me spinaq dhe qiqra

Së pari, filloni duke zgjedhur për bazë të sallatës një përbërës kyç që ofron acid folik dhe luteinë. Hiqni dorë nga ajsbergu për sallatën me spinaq, miksin e sallatës franceze ose një grupi jeshillëqesh pranverore. Për më pak se 20 kalori mund të keni një bazë jo të ngarkuar.

Përfitoni nga perimet e freskëta dhe hidhini mbi sallatën tuaj. Me 25 kalori ose më pak, nuk do t’ju ndikojnë për keq. Zgjidhni një shumëllojshmëri ngjyrash që të përfitoni sa më shumë vlera ushqyese, si për shembull përzgjidhni specat e kuq, brokolin, karotat, kastravecët, bizelet dhe qepët e kuqe. Sigurohuni që të jenë të pagatuara ose shumë pak.

Në çdo sallatë mos harroni proteinat. Mund t’i shtoni sallatës të bardha veze, gjoks pule ose gjeli, ton peshku, salmon ose biftek. Qëndroni larg mishit të procesuar si proshuta e derrit apo sallami. Shmangni të skuqurat dhe salcën e rëndë.

Zgjidhni një produkt ekstra. Për të shtuar edhe më tepër shijen e sallatës suaj kombinoni sallatën, perimet dhe proteinat e shëndetshme. Duke iu ruajtur kalorive të tepërta mund të përdorni sasi të vogla të djathit parmixhan, djathit të dhisë apo atij zviceran. Shtoni fruta të thata, avokado dhe ullinj.

Disa njerëz hanë sallatë vetëm nëse ka një veshje të rëndë. Në fakt, salca që i hidhet sallatës e bën atë nga të freskët dhe të ushqyeshme në të pashëndetshme. Porositeni salcën e sallatës veçmas dhe hidhini shumë pak. Nëse jeni në shtëpi, përgatitni salcën tuaj me vaj ulliri, uthull, mustardë, limon, lëng frutash dhe erëza pikante.

Artikull me interes :   Një sallatë e thjeshtë dhe e shpejtë për në darkë

                                                                                                                                                                         Burimi: Food Network                                                                                                                                                               Perkthimi: Gazeta-Shqip.com