Si të njohim produktet kozmetike BIO për flokët
Si të kuptojmë nëse një produkt kozmetik është vërtetë ECO-BIO dhe cilët janë përbërësit më të mirë në një produkt për flokët?
Për të kuptuar nëse një produkt kozmetik, përvecse është efikas, është edhe vërtet i mirë dhe i shëndetshëm për lëkurën, duhet të lexojmë me kujdes etiketën e produktit në të cilën renditen të gjithë përbërësit e produktit.
Përsa i përket produkteve për flokët, psh shampot, në etiketë do të lexojmë në vend të parë si përbërës, ujin. Më pas renditen tensioaktivet, lëndet aktive dhe konservantët. Pikërisht këto janë disa nga përbërësit të cilët e klasifikojnë një produkt si natyral apo sintetik.
Tensioaktivet eco-bio në shampo dhe në balsamet për flokët
Tensioaktivet janë ndër përbërësit e parë në një produkt për larje, si të lekurës ashtu edhe të flokëve dhe përfaqësojnë 40% të përbërësve në total të produktit. Tensioaktivet janë në gjendje të ulin tensionin sipërfaqësor të ujit duke pastruar lëkurën.
Këta përbërës lejohen të përdoren në kozmetiken ECO-BIO, por vetëm ata me origjinë vegjetale pra të ekstraktuar nga vaji i kokosit ose vaji i palmës.
Për të kuptuar se cilët janë tensioaktivet që përmban një shampo mjafton të lexojmë etiketën e përbërësve në kutinë e produktit. Në etiketë këta përbërës janë të renditur nga më i përqendruari tek ai më pak i përqëndruari.
Tensioaktivet më të përdorur në shampo ECO-BIO janë: Decyl glucoside, Lauryl glucoside, Coco glucoside, Sodium lauroyl sarcosinate, Babassamiopropyl betaine, Coamdopropyl betaine, Sodium cocoamphoacetate, Glycerin, Lauryl glucoside, Sodium Cocoyl glutamate.
Në shampo të cilat janë produkte eco – bio të certifikuara nuk duhet në asnjë mënyrë të jenë përdorur dhe të rezultojnë në etiketën e produktit tensioktivet me origjinë sintetike të cilët janë agresive për lëkurën si SLS (Sodium laureth sulfate) e SLES (Sodium lauryl ether sulfate).
Lëndët vepruese në produktet eco-bio për flokët
Lëndët vepruese ose përbërësit funksionalë në shampo dhe balsame kanë si funksion të zbusin flokët, ti mbrojnë nga tharja, nga teprica e yndyrës dhe nga zbokthi.
Ndër lëndët vepruese eco-bio që përdoren në shampo janë:
qeramidet vegjetale që forcojnë flokun dhe e rigjenerojnë atë
kolagjeni vegjetal i cili hidraton dhe zbut flokun
proteinat e sojës dhe të orizit të cilat forcojnë dhe hidratojnë flokun
Përbërës eco- bio vegjetale të tjerë që përdoren në shampo për flokët janë: Aloe vera gel, ekstrakte të Hithrës, të Cajit jeshil, të Kamomilit, Propolis, Mjalti etj.
Konservantet dhe parfumet në shampo
Substancat aromatike dhe konservantet renditen në fund të etiketës së produktit kozmetik sepse gjenden në përqindje të vogël 1-2%.
Ndër konservantet eco-bio në një produkt kozmetik natyral nuk duhet në asnjë mënyrë të gjejmë Parabenet, të cilat janë të dëmshëm për lëkurën dhe flokët.
Konservantet e lejueshëm eco-bio janë: Sodium sorbate,Potassium benzoate, Sodium Dehydroacetate.
Shumë shpesh produktet kozmetike eco-bio aromatizohen me fragranca natyrale dhe jo sintetike ose me vajra esenciale.
Në shampo eco-bio natyrale përdoret vaji esencial i Rozmarinës i cili parandalon rënien e flokëve, vaji esencial i pemes së cajit i cili ka veti të eliminojë zbokthin, vaji esencial i Sherebelit dhe vaji esencial i Limonit që kanë veti të eliminojnë yndyrën.
Kujdes, vajrat esenciale edhe pse janë përbërës me origjinë natyrale mund të japin alergji në persona të predispozuar sepse përmbajnë alergjene.
Çertifikimi i produkteve kozmetike natyrale
Për ta bërë sa më të thjeshtë zgjedhjen e një produkti kozmetik natyral duhet të bëjmë referim certifikimit të atij produkti.
ICEA (Environmental and Ethical Certification Institute) është një certifikatë e cila vërteton se produkti në fjalë është eco-bio kozmetike sipas standarteve europiane.
Nëse në kutinë e produktit kozmetik nuk gjendet certifikata e mëposhtme atëherë ai produkt nuk është eco-bio natyral.
Burimi: BioVita.al