Këshilla

Alergjia, si të dallojmë simptomat. Ç’duhet ngrënë dhe trajtimet

Klima e ngrohtë favorizon shfaqjen e simptomave të alergjisë. Por çfarë ndikon në shfaqjen saj, simptomat më të cilat shoqërohet dhe si t’i shmangni alergjenët. Ja çfarë këshillojnë ekspertët:

Shumë njerëz mendojnë se alergjia ndaj ushqimit dhe mospranimi i ushqimit nga organizmi janë e njëjta gjë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mospranimi i një lloj ushqimi nga organizmi është ç’rregullim metabolik që nuk ka lidhje me sistemin imunitar.

Për shembull kur disa njerëz pinë qumësht, bëhen me dhimbje barku dhe ndjejnë fryrje. Kjo ndodh, sepse organizmi nuk e pranon një ushqim të tillë, stomaku nuk është në gjendje ta përpunojë atë, pra problemi lidhet me metabolizmin.

Artikull me interes :   Vlerat e kakaos për lëkurën tuaj dhe jo vetëm

Ndërsa alergjia është diçka tjetër: në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon imunoglobulinë, lloj antitrupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera që bëhen shkak për simptoma të alergjisë që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular.

Simptomat? Ënjtje të buzëve dhe gjuhës, vështirësi në frymëmarrje, përhapje të skuqjeve, të vjella, marrje fryme me zor, një rënie të menjëhershme të presionit të gjakut dhe rrëzim. Teshtimat e shpeshta, sy të skuqur, rrjedhje të hundëve, shpesh ndodh edhe që hundët të bllokohen, njolla në lëkurë, etj..

Trajtimi për alergjinë nga ushqimi është shmangia plotësisht e ushqimit që shkakton alergjinë. Njerëzit që kanë një alergji të rëndë, duhet të tregohen të kujdesshëm për të shmangur dhe madje edhe prekur ushqimin ose ngrënë “gjurmë” të saj, që janë të pranishme në ushqimet e përpunuara. Dietologu mund t’ju tregojë sesi të njihni përbërësit përkatës në etiketat ushqimore.

Artikull me interes :   Ja pse duhet të pijmë ujë mineral dhe si të zgjedhim ujin më të mirë

Megjithatë, nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju.

Burimi: Gazeta-Shqip.com