KëshillaShëndet

Si ndikon regjimi i përditshëm ushqimor në qarkullimin e gjakut

Një qarkullim i mirë i gjakut dhe enë të tonifikuara e elastike, që ndihmojnë në zvogëlimin ose eliminimin e mbajtjes së celulitit, varen edhe nga ushqyerja e mirë.

Dieta jonë bazohet më tepër në konsumimin e makaronave, bukës, sheqernave të thjeshta, yndyrave të ngopura, që janë shkaktarët kryesorë të acidozës, një gjendje e tepërt e toksinave në gjak, që çon në zhvillimin e shumë problemeve: nga celuliti në mbipeshë, nga koliti te kandida, nga lodhja te gastriti…

Frutat dhe perimet, të pasura me minerale, vitamina dhe antioksidantë, janë të nevojshme për një gjak të pastër dhe për parandalimin e pjesës më të madhe të sëmundjeve.

Shkaku kryesor i acidozës lidhet kryesisht me konsumin e tepërt të ushqimeve të tharta, që jo gjithmonë zbulohen nga shija (shpesh nuk janë aspak të tilla), sepse efekti thartues kompensohet pjesërisht nga konsumi, në të njëjtin vakt, i ushqimeve me veti bazike. Por kjo është e vërtetë deri në një farë sasie, kur konsumojmë ushqime të tharta. Problemi më i madh është se shumica e njerëzve konsumojnë ushqime të tharta. Kështu është shumë e rëndësishme që në dietën e përditshme të masën e konsumit të frutave dhe perimeve – ushqime me veti bazike – sepse jo vetëm që largojnë substancat e panevojshme, por pastrojnë edhe gjakun.

Artikull me interes :   Si t’i njohim alergjitë e lëkurës te fëmijët?

Frutat e gjelbra të Karaibeve përmbajnë më shumë vitamina dhe janë më të shijshme se bananet (këtu përfshihet edhe avokadoja) dhe ndihmojnë në mbajtjen ulur të presionit të gjakut. Toksinat në gjak shkaktohen kryesisht nga ngrënia e ëmbëlsirave me shumë sheqer, yndyra, alkooli dhe duhani.

Mungesa e vitaminave dhe e mineraleve është një tjetër faktor i rëndësishëm acidifikimi. Sasia shumë e madhe e acideve i detyrohet shpërbërjes jo të plotë të ushqimeve gjatë tretjes. Që këto transformime të kryhen rregullisht, janë të nevojshme vitaminat dhe elementet që kanë si detyrë aktivizimin e enzimave, të cilat bëjnë të mundur zhvillimin e reaksioneve kimike. Pa vitaminat dhe mineralet, enzimat nuk funksionojnë, reaksionet nuk arrijnë të përfundojnë dhe formohen metabolite (mbeturina) acide. Që procedurat e rafinimit dhe proceset e ruajtjes, si dhe ato të përgatitjes së ushqimit të mos varfërojnë vlerën e vitaminave dhe të mineraleve, duhet të zgjidhni gjithmonë ushqime të freskëta, organike që gatuhen shpejt.

Artikull me interes :   Të ngrënit në vetmi, shkaktari më i madh i pakënaqësisë

Kjo është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e konsumimit të ushqimeve “pa vlera” dhe të thartuara. Për shembull, zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët janë burim i padiskutueshëm dhe shumë i çmuar vitaminash, ndaj është shumë e rëndësishme ta ushqejmë organizmin kur është nën presion.

Duke qenë se vetëm ushqimi nuk mjafton në eliminimin e toksinave, mund të bëni në mënyrë konstante edhe aktivitet fizik, të pini lëngje frutash të freskëta në mëngjes, të konsumoni siç duhet vaktet, por pa e tepruar, gjatë gjithë ditës (duhen ngrënë në rregull të pestë vaktet).

Duke ndjekur këto rregulla ju ndihmoni që niveli i sheqerit në gjak të mbetet konstant, sepse, kur ulet niveli glicemik, energjitë mendore, psikike dhe emocionale janë të prirura të zvogëlohen, duke i lënë rrugë të lirë stresit.

Artikull me interes :   Mungesa e gjumit dobëson trupin përballë infeksioneve

Burimi: Gazeta-Shqip.com