ShëndetUshqime

Shumë fibra dhe pak sheqer ju shpëtojnë nga sëmundjet

Ushqimet e pasura me fibra dhe pakësimi i ushqimeve të pasura me sheqer është një hap i rëndësishëm në shmangien e rrezikut të sëmundjeve. Frutat dhe perimet bëjnë mirë jo vetëm për humbjen e peshës, por edhe për luftimin e sëmundjeve.

Në këtë mënyrë, ekspertët këshillojnë ndjekjen e një diete të pasur me perime, me drithëra dhe fruta. Pra, fibrat na mbrojnë nga kanceri dhe shumë sëmundje të tjera.

Ndër të tjera, të zgjedhësh ushqime të këtij lloji është e dobishme për parandalimin e sëmundjeve të tjera kronike si për shembull sëmundjet kardiovaskulare.

Në terma sasiorë, ne mund të themi se pesë racione të përditshme me fruta, perime dhe një pjatë me drithëra, përbëjnë një bazë të mirë për një jetë të shëndetshme dhe mbrojtje ndaj sëmundjeve kronike.

Artikull me interes :   Ushqimet që zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Këto ushqime japin disa rezultate të rëndësishme: ato të ngopin dhe kështu të ndihmojnë për të shmangur vënien në peshë. Gjithashtu kanë efekte metabolike dhe hormonale të cilat favorizojnë mbajtjen e një gjendje të mirë shëndetësore.

Por përse ëmbëlsirat dhe ushqimet e tjera kaq të mira bëjnë kaq shumë dëm? Sheqeri, i cili gjendet edhe në pije joalkoolike, ka efekte negative lidhur me shfaqjen e kancerit, sepse karbohidratet e rafinuara shkaktojnë prodhimin e insulinës e cila ka efekt në rritjen e qelizave.

Burimet e fibrave

Fibrat gjenden në të gjitha bimët, por më me shumicë te bishtajoret, bizelet, soja, groshët, bathët e të tjera, me shumicë te drithërat, veçanërisht tërshëra, elbi dhe thekra, si dhe në disa fruta e në lëngje frutash si p.sh. lëngu i kumbullës së thatë, luleshtrydhet, bananet e pjekura mirë, mollë e dardhë.

Artikull me interes :   7 rregulla për ta organizuar kuzhinën tuaj që dieta të ketë sukses

Edhe disa lloje zarzavatesh si brokoli, karotat, patatet e ëmbla janë burime të rëndësishme të fibrave për të cilat njeriu ka nevojë.

Burimi: Gazeta-Shqip.com