Këshilla

Shtatëzania, biberonat, gjumi… ide për bebet nëpërmjet shkencës

Ekonomiste dhe nënë, një akademike amerikane ka ndërmarrë që prej disa vitesh një fushatë kundër këshillave të këqija të dhëna për prindërit.

Gjyshet, sharlatanët dhe autoritetet e shëndetësisë u kritikuan në librin e parë të saj për shtatëzaninë. Ato do të përmenden sërish në librin e saj të ardhshëm për fëmijërinë.

“Kanë ekzistuar gjithmonë studime të këqija”, thekson Emily Oster, 38 vjeçe, që studion në Universitetin Brown de Providence, pranë Bostonit.

Gjithçka ka nisur nga një ndjenjë frustrimi kur, shtatëzënë me vajzën, ajo nuk arrinte të merrte përgjigje të sakta mbi rreziqet e kafes apo amniocentezës … duke hedhur poshtë rekomandimet universale të mjekëve.

Në atë kohë profesore në Universitetin e Çikagos, e arsimuar për statistikat gjatë doktoraturës në ekonomi në Harvard, ajo iu rikthye studimeve mbi rreziqet e alkoolit, kafes, duhanit, sallamit, sushit apo edhe kopshtarisë … Ndonjëherë idetë e marra janë konfirmuar, duhani është i dëmshëm.

Artikull me interes :   Nxirje perfekte e lëkurës? Ja cilat ushqimet janë aleatët më të mirë

Por, Emily Oster shpeshherë ju ka dhënë nuanca apo i ka hedhur poshtë pasi asgjë nuk provon se pirja e kafes në sasi të moderuar është e rrezikshme.

Të hash sushi ekspozohesh në mënyrë të domosdoshme me salmonelën, por kjo nuk përbën më shumë rrezik për gratë shtatëzëna se për të tjerat … dhe kopshtaria të shmanget për shkak të efekteve të rënda të toksoplazmozës në fetus.

Përsa i përket konsumit të alkoolit, ekonomistja është formale. Një konsum i lartë i alkoolit është i rrezikshëm për fetusin, por askush nuk ka provuar se një konsum i paktë i alkoolit është i rrezikshëm, gjë që kundërshton rekomandimet “zero alkool” në SHBA, apo Francë.

Artikull me interes :   Si ndikon regjimi i përditshëm ushqimor në qarkullimin e gjakut

Libri i saj “Expecting Better” është shitur në 80 000 kopje që prej vitit 2014 dhe është përkthyer në hebraisht, kinezisht, japonisht dhe në gjuhën koreane.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare