KëshillaShëndetUshqime

Ndryshimet ndërmjet sheqerit të bardhë dhe atij ngjyrë kafe

Shumë prej nesh kur vjen momenti për të blerë sheqer, zgjedhim atë me ngjyrë kafe pasi mendojmë se është më i shëndetshëm.

Por kjo nuk është e vërtetë, shija dhe mineralet janë ndryshimet ndërmjet sheqerit ngjyrë kafe dhe atij me ngjyrë të bardhë dhe kjo vjen nga ndryshimet në procesin e përpunimit.

Kristalet e sheqerit në gjendje të papërpunuar janë më të ashpër dhe kokërmadh sesa ai bardhë ose ngjyrë kafe. Në të vërtetë sheqeri ngjyrë kafe përmban magnez, kalcium, hekur dhe kalium, por në sasi tepër të pakëta për një vlerë shëndetsore.

Ndërkohë sheqeri me ngjyrë kafe është thjesht sheqer i bardhë por i ngjyrosur me melasë por ky lloj sheqeri mbetet më i preferuar nga shija.