Këshilla

Shenjat që shfaq organizmi nga mungesa e zinkut

Zinku është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e sistemit imunitar dhe riparimin e ADN-së.

Zinku është thelbësor për aktivitetin e të paktën 300 enzimave. Gratë shtatzëna duhet patjetër të kenë kujdes me nivelet e zinkut, sepse ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fetusit.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se njerëzit më të prekur nga kjo sëmundje janë: ata që nuk ushqehen mirë, vegjetarianët dhe veganët, sepse zinku përftohet nga burime shtazore, njerëzit që vuajnë nga ulcera, zorra e trashë dhe diarreja, ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë apo të veshkave, njerëzit e prekur nga diabeti, njerëzit që pinë shumë alkool, njerëzit që marrin shumë suplemente hekuri si dhe gratë shtatzënë dhe lehonë.

Artikull me interes :   Dietologët sugjerojnë këto ushqime për të lehtësuar ankthin

Por cilat janë shenjat që nuk duhet t’i injoroni?

Imuniteti i dobët: Nëse nivelet e zinkut janë të ulëta, do të sëmureni më shpesh.Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zink të cilat nxisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Këto të fundit janë të nevojshme për të luftuar bakteret dhe viruset.

Zinku ndihmon në parandalimin e inflamacionit që shkakton sëmundje si azma, alergjitë, sëmundjet e zemrës, tumoret, plakja e parakohshme e të tjerë.

Humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes: Zinku është i nevojshëm për prodhimin e një enzime e cila është jetësore për shqisat e nuhatjes dhe shijes. Nëse krejt papritur nuk ju shijon asgjë dhe vëreni se keni humbur shqisën e nuhatjes, atëherë duhet të dini që kjo është një shenjë klasike e mungesës së zinkut.

Artikull me interes :   Njihuni me 5 zakonet e mira që ju zgjasin 10 vjet jetë

Thonj të dëmtuar: Zinku luan një rol thelbësor në ndarjen dhe rritjen e qelizave. Thonjtë dhe flokët janë të parët që preken nga mungesa e zinkut. Qelizat që prodhojnë lëkurën, flokët dhe thonjtë kanë nevojë për doza të qëndrueshme të zinkut. Nëse vini re njolla të bardha dhe çarje të thonjve atëherë me siguri vuani nga mungesa e zinkut.

Lëkura problematike: Puçrrat, aknet dhe njollat e lëkurës tregojnë ndër të tjera se trupi nuk ka mjaftueshëm nga ky mineral. Mungesa e tij përshpejton plakjen dhe rrudh lëkurën. Zinku ndërvepron me vitaminën A dhe së bashku garantojnë një lëkurë të shëndetshme.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare