Këshilla

Ja pse duhet të moderoni sasinë e konsumit të frutave

Le të hamë fruta sa të duam. Trupi jonë është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të absorbojë vetëm 20 gram fruktozë në ditë. Kjo do të thotë afro dy mollë mesatare në ditë.

Marrja e më shumë fruktoze dëmton mëlcinë tuaj (pasi e ngarkon), sjell depozita të indeve adipose etj. Më poshtë keni listën e përmbajtjes së sasisë së fruktozës në frutat e freskëta. Konsumoni më shumë fruta me nivel të ulët fruktoze dhe sasi e moderuar e frutave me nivel të lartë fruktoze.

Duke ditur vlerat e tyre, mund të llogarisni vetë sa sa fruta duhet të hani në ditë (përshtatni stinën):

– 1 limë ose limon jeshil – 0 gram fruktozë
– 1 limon – 0.6 gram fruktozë
– 1kivi – 3.4 gram fruktozë
– 1 pjesë ananas – 4.0 gram fruktozë
– 1 grapefruit – 4.3 gram fruktozë
– 1pjeshkë ose nektarinë – 5.8 gram fruktozë
– 1portokalle – 6.1 gram fruktozë
– ½ papaja 6.3 gram fruktozë
– 1 banane – 7.1 gram fruktozë
– 1 gotë boronica -7.4 gram fruktozë
– 1mollë – 9.5 gram fruktozë
– 1 dardhë – 11.8 gram fruktozë
– 1 filxhan me kokrra rrushi – 12.4 gram fruktozë
– ½ mango -16.2 gram fruktozë
– 1 gotë me kajsi të thara – 16.4 gram fruktozë
– 1 gotë me fiq të thatë -23.0 gram fruktozë

Diola Dosti

Diola Dosti është nutricioniste e njohur për aktivitetin e saj. Shfaqet vazhdimisht në ekranet e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë.