Këshilla

Rrotulloheni nëpër krevat dhe nuk ju zë gjumi? Ndoshta e keni tepruar duke ngrënë ushqimin e gabuar

Nëse rrotulloheni në shtrat për orë të tëra dhe përpiqeni të flini gjumë dhe shkaku nuk është as kafeina, as brengat që ju shqetësojnë, ekspertët thonë se problemet e gjumit mund të shkaktohen nga ushqimi i zakonshëm që përdorni çdo ditë – kripa.

Një studim i Shoqërisë Evropiane të Endokrinologjisë tregoi se ushqimet e kripura mund të zgjasin ndjeshëm kohën e nevojshme për të fjetur dhe mund të shkaktojnë zgjime më të shpeshta gjatë natës dhe të çrregullojnë gjumin.

Kjo u tregua te pjesëmarrësit që hëngrën ushqime të kripura para gjumit dhe kur më në fund ranë në gjumë, ushqimet e kripura ua shkurtuan fazën e gjumit REM dhe vazhduan të pengojnë gjumin dhe për disa shkaktoi makth.

Artikull me interes :   Cila është diferenca mes qumështit të gjirit dhe atij me formulë artificiale?

Pavarësisht orës tuaj të trupit, mungesa e gjumit do t’ju shkaktojë probleme fizike dhe mendore.

Flini mjaftueshëm në mënyrë që të sekretohet mjaft melatonia, mos pini duhan, mos përdorni produkte duhani, hani një ushqim të pasur me perime dhe fruta, ushtroni rregullisht.

Së fundmi, mundohuni që të konsumoni 1,5L – 2,5L ujë në ditë por sa më larg orës së gjumit të natës pasi kjo mund t’ju shkaktojë zgjim natën.

Burimi: Telegrafi