Rreziqet e nitritit të Natriumit te mishi i përpunuar, që nuk duhet ti injoroni
Të klasifikuar në 2015 si kancerogjenë, mishrat e përpunuar kanë qenë në qendër të interesit publik dhe kërkimet shkencore kanë treguar që mishërat e përpunuar çojnë në gjendje vdekjeprurëse.
Pra si është puna me mishrat e përpunuar që sjellin efekte kaq negative në shëndet?
Pjesa e problemit shtrihet në përmbajtjen e përbërjes së quajtur: nitriti i natriumit. Ndërkohë që mishrat e përpunuar janë të mbushura plot me përbërës të pashëndetshëm dhe të rrezikshëm, nitrati i natriumit mund të jetë më i dëmshmi.
Kjo sepse mund të konvertohet në një përbërje që mund të lidhet me kancerin, sëmundjen Alzheimer, madje dhe me diabetin. Jo vetëm kaq, por një toksicitet i nitritit të natriumit mund të ndikojë në qelizat e oksigjenit, duke rezultuar në disa efekte anësore vdekjeprurëse.
– Çfarë është nitriti i natriumit? Çfarë janë nitritet?
Nitritet e natriumit janë përbërës që gjenden shpesh në mishërat e përpunuar pasi sillen si konservues dhe mbrojnë kundrejt rritjes së bakterieve të dëmshme.
Përdorimet e tjera përfshijnë: shtimin e një shije të kripur dhe duke i dhënë një ngjyrë si të kuqe që është karakteristike për mishrat e përpunuara.
Nitritet janë përbërësit primarë të nitritit të natriumit. Nitritet janë përbërje kimike të kompozuara në një atom nitrogjeni dhe me dy atome oksigjeni. Kur ju konsumoni ushqime me nitrite, ato kthehen në oksid nitrik, i cili luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë.
Për fat të keq, nitritet gjithashtu mund të kthehen në nitrosamine, të cilat janë përbërje të dëmshme, që lidhen me shumë efekte shëndetësore në shëndet. Formimi i nitrosamineve zë vend kur nitritet janë në praninë e amino acideve dhe janë të ekspozuar ndaj nxehtesisë, kjo është arsyeja pse mishrat e përpunuara janë të pasura me nitrite dhe me shumë gjasa shkaktojnë sëmundje .
Të limitoni konsumin e ushqimeve të pasura me nitrit sode është esenciale kur vjen puna per parandalimin e sëmundjeve kronike dhe në optimizimin e shëndetit.
1. Përbërje që shkaktojnë kancer
Kur kombinohet me nxehtësine e lartë , nitritet mund te formojne nitrosamine të cilat janë përbërje kancerogjenike që kanë efekte të shumta në shëndet.
Organizata Botërore e Shëndetit i ka klasifikuar mishrat e përpunuara si kancerogjene për njerëzit, bazuar në provat që kanë treguar një lidhje ndërmjet konsumimit të mishërave të përpunuar dhe një rreziku më të lartë për kancer.
Një rishikim i 61 studimeve, tregoi që sasia e lartë e nitrosamineve dhe nitriteve janë të lidhura me rrezikun e lartë të kancerit të stomakut.
Studime të tjera, që përfshinin meta-analizën e të tjera, kanë gjetur lidhje të ngjashme ndërmjet nitritit të sodës dhe kancerit, duke raportuar që sasia e lartë e mishërave të përpunuar mund të lidhen me rrezikun e kancerit kolorektal, të gjoksit dhe të fshikëzës.
2. Mund të rrisë rrezikun për tipin 1 të diabetit
Tipi 1 i diabetit është një gjendje autoimune kronike në të cilën pankreasi nuk është i aftë të prodhojë insulinë të mjaftueshme. Insulina është një hormon i rëndësishëm që është përgjegjës për transportimin e glukozës jashtë rrjedhës së gjakut dhe në qeliza dhe inde, ku mund të përdoret si burim energjie.
Mungesa e insulinës shkakton nivele të larta të sheqerit në gjak, dhe që mund të cojë në simptoma të diabetit si urinimi i shpeshtë, humbje e paqëllimshme peshe dhe lodhje. Mbani mend që ky lloj diabeti është ndryshe nga tipi 2 i diabetit, i cili mund të ndodhë në çdo moshë dhe mund të shkaktohet nga një kombinim i gjenetikës dhe faktorët e stilit të jetesës.
Tipi 1 i diabetit zakonisht ndodh kur sistemi imunitar në mënyrë të gabuar fillon të sulmojë qelizat pankreatike të trupit që prodhojnë insulinê dhe zakonisht diagnostikohet gjatë adoleshencës.
Disa studime kanë zbuluar që një rritje e sasisë së marrjes së nitriteve mund të lidhet me një rrezik më të lartë të tipit 1 të diabetit.
Një studim i publikuar në Mjekësia diabetike, për shembull, zbuloi që marrja e një sasie të madhe të nitritit ishte e lidhur me rrezikun e lartë të zhvillimit të tipit 1 të diabetit te fëmijët.
Ndërkohë që studime të tjera kanë treguar që uji i pijshëm me nivele të larta nitrati lidheshin me rrezik më të lartë për zhvillimin e tipit 1 të diabetit.
3. Dëmton transportin e oksigjenit
Metemoglobinemia është një gjendje që karakterizohet nga prania e metemoglobinës në gjak, e cila është një lloj hemoglobine që përmban një formë ndryshe hekuri. Për shkak se gjaku juaj përmban hekur ferrik në vend të hekurit ferror, nuk mundet dot të dërgojë oksigjen te qelizat dhe indet tuaja në mënyrë eficiente, duke rezultuar në simptoma si “skuqje” e lëkurës, dhimbje koke, lodhje dhe vonesa zhvillimi.
Shumë studies kanë treguar që nitritet kanë kontribuar në këtë gjendje vdekjeprurëse, me shumë studime që kanë treguar që mund të shkaktohet nga uji që e përmban këtë përbërje ose nga mishrat me përmbajtje të lartë nitriti.
Për këtë arsye, disa rekomandojnë konsum të moderuar të ushqimeve të pasura me nitrat, si bananet, spinaqi, karrota dhe rrepa për të parandaluar metemoglobinemia-n te të porsalindurit.
4. Mund të lidhet me Alzheimer
Sipas disa studimeve, potenciali i nitritit të sodës mund të cojë gjithashtu në shfaqjen e kancerit dhe diabetit. Në fakt, disa prova sugjerojnë që konsumi i lartë i nitritit të natriumit mund të lidhet gjithashtu me shëndetin e trurit. Një studim mbi kafshët zbuloi që ekspozimi i nitrosaminës i shkaktuar nga dëmtimi i funksionit motorik, neurodegjenerimi dhe një rritje e niveleve të proteinave të caktuara në trup që zhvillohen dhe formojnë pllaka, kontribuonte në sëmundjen e Alzheimer.
Studime të tjera kanë treguar që një dietë e pasur në mishra të përpunuar mund të lidhet me një rrezik më të lartë për shfaqjen e deficiteve mendore dhe gjendjen neurologjike.
Megjithatë, studimet aktuale janë akoma të limituara në lidhje me efektet që ka nitriti i natriumit në shëndetin e trurit.
Më shumë studime nevojiten.
Nitriti i natriumit më së shumti gjendet në mishrat e përpunuar. Lloje të caktuara perimesh gjithashtu përmbajnë nitrat natriumi, e cila mund të konvertohet në nitrit natriumi në sasi të vogla.
Megjithatë këto perime nuk posedojnë të njëjtat rreziqe shëndetësore si nitritet në ushqime si mishrat e përpunuar.
Disa ushqime që janë të pasura në nitrit natriumi përfshijnë:
-Proshutë
-Hot –Dog
-Proshutë derri
-Sallam
-Salçiçe
-Mish lope i kripur
-Mishi i drekës
-Mishërat me kripë dhe të përpunuara
-Mishërat e tymosur
Nitritet kundër Nitrateve
Për të kuptuar çfarë është nitriti i natriumit, është e rëndësishme të kuptoni çfarë janë nitratet dhe nitritet, dhe se si ato mund të ndikojnë në shëndetin e tyre.
Të dyja janë përbërje me një strukturë kimike tepër të ngjashme. Nitratet konsistojnë një atom nitrogjeni të lidhur me 3 atome oksigjeni ndërkohë që nitratet janë të përbëra nga një atom nitrogjeni me 2 atome oksigjeni.
Nitratet gjenden në shumë burime sidomos në perime. Në fakt, është përllogaritur që 80% e konsumit të nitratit vjen nga perimet. Trupi juaj gjithashtu prodhon nitrat i cili më pas sekretohet.
Për këtë arsye, nivelet e nitratit që sekretohet janë shpesh 10-20 herë më të larta sesa sasia e ushqimit e gjetur në gjakun tuaj. Nitratet në ushqim mund të kthehen ose në oksid nitrik ose në nitrite.
Oksidi nitrik është lidhur me disa efekte pozitive në shëndet. Në veçanti, mund të ndihmojnë në parandalimin e simptomave të presionit të gjakut dhe të performancës gjatë ushtrimeve.
E njëjta gjë ndodh dhe me nitritet, ato mund të kthehen në oksid nitrik. Megjithatë, kur ekspozohet nga nxehtësisë së lartë dhe në prezencën e amino-acideve, nitritet mund të kthehen në nitrosamine, të cilat mund të sjellin një sërë efektesh negative në shëndet dhe mund të sjellin shfaqjen e kancerit apo dhe të gjendjeve të tjera kronike.
Nitrit i natriumit kundër nitrat i natriumit
Nitrati i natriumit është një kripë natyrale e përbërë nga natriumi, nitrogjeni dhe oksigjeni. Në të shkuarën përdorej për të ruajtur profilin e mishërave.
Megjithatë kur prodhuesit ushqimorë zbuluan që nitrati i natriumit reagon ndaj bakterieve të gjendura në mish për të formuar nitritin e natriumit, ata filluan të shtonin nitrit natriumi direkt e në mish në vend për të ndihmuar në ruajtje. Nitriti i kripës gjithashtu i shton një shije të kripur ushqimit dhe i jep mishit ngjyrën karakteristike.
Kujdes:
Përveç se rrit rrezikun e sëmundjeve kronike dhe bllokon transportin e oksigjenit, nitriti i natriumit gjithashtu mund të shkaktojë toksicitet akut kur konsumohet në sasi të mëdha.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit , 10 gr nitrit mund të konsiderohet fatale, por edhe doza të dy gramëve në ditë kanë rezultuar fatale.
Simptoma të toksicitetit mund të përfshijnë përzierje,lëkurë të skuqur, vjellje, konvulsione dhe dhimbje koke. Gjithashtu duhet të mbani mend që nitriti i natriumit është një nga përbërjet e dëmshme të gjendura në mishërat e përpunuar dhe fatkeqësisht të zgjidhni si opsion mishërat pa nitrit, nuk i bën ata më të shëndetshëm.
- Në fakt, konsumimi i mishërave të përpunuar është lidhur me një rrezik më të lartë të shumë sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjen e zemrës, sëmundjen kronike pulmonare, presionin e lartë të gjakut dhe kancer.
Burimi: Prof.Dr. Anila Kalleshi, dietologe